Teatri Kombëtar nderohet me titullin Gjergj Kastrioti Skënderbeu
dhe konsoliduar identitetin kombëtar të artit dhe kulturës shqiptare. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në mjediset e Presidencës ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, drejtuesit aktualë dhe në vite të këtij institucioni të nderuar të kulturës shqiptare, regjisorë, aktorë, skenaristë dhe të tjerë personalitetet të njohura të artit dhe të kulturës. Më pas, ceremonia vijoi me dekorimin nga Presidenti Topi të regjisorit të shquar, Pirro Mani me Urdhrin Nderi i Kombit me motivacionin: Personalitetit me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e teatrit shqiptar, mjeshtër i regjisurës, që falë përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar, përgjatë karrierës së tij, bart në vetvete një etikë të përkryer artistike të skenës. Po në këtë veprimtari, në shenjë vlerësimi të lartë dhe nderimi për kontributin dhe veprimtarinë e tyre në vite në skenën e Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës dekoroi aktorët e mirënjohur: Naim Frashëri, (pas vdekjes), me Urdhrin Nderi i Kombit me motivacionin: Personalitetit me kontribute të rralla në historinë e skenës dhe kinematografisë kombëtare, që me karrierën e shkëlqyer si aktor dhe pedagog i fjalës artistike, me origjinalitetin në interpretimet e shumë roleve nga fondi i artë i krijimtarisë shqiptare dhe asaj të huaj, mbetet një figurë e madhe e artit shqiptar.; Agim Qirjaqi, (pas vdekjes) me Urdhrin Mjeshtër i Madh me motivacionin: Aktorit të shquar të Teatrit Kombëtar, që me kontributin e dhënë ka pasuruar dhe ngritur në nivele të larta interpretimin artistik në skenën dhe kinematografinë shqiptare.; Yllka Mujo me Urdhrin Mjeshtër i Madh me motivacionin: Aktores me aftësi dhe merita të shquara në portretizimin e shumë figurave dhe personazheve të njohura nga skena dhe kinematografia vendase dhe e huaj, duke i dhënë origjinalitet dhe mjeshtëri të lartë interpretative.; Ndriçim Xhepa me Urdhrin Mjeshtër i Madh me motivacionin Aktorit me individualitet të shquar interpretimi, që ka krijuar figura artistike krejt origjinale, duke transmetuar ide dhe mesazhe të fuqishme për ringritjen shpirtërore dhe përsosjen morale të njeriut.; Rajmonda Bulku me Urdhrin Naim Frashëri" i Artë me motivacionin: Për kontribut të rëndësishëm në krijimin me origjinalitet të personazheve, si në artin dramatik ashtu edhe në kinematografinë shqiptare, duke krijuar një individualitet të spikatur interpretativ.; Luiza Xhuvani me Urdhrin Naim Frashëri" i Artë me motivacionin: Për interpretim me mjeshtëri të lartë artistike të shumë roleve në dramat shqiptare dhe të mjeshtërve të mëdhenj të dramaturgjisë botërore. Në emër të institucionit të Teatrit Kombëtar përshëndeti z. Kristaq Skrami, ndërsa në emër të artistëve të dekoruar përshëndetën aktorët dhe familjarët e tyre më të afërt duke shprehur mirënjohjen për kreun e shtetit shqiptar lidhur me nderimin dhe respektimin e punës së tyre shumëvjeçare dhe vlerësimit të talentit e arritjeve të tyre artistike dhe kulturore.
Një festë për Prolog Giffonin
Pas dy javë projeksione filmash për fëmijë dhe të rinj në qytetet turistike të Sarandës, Vlorës, Pogradecit, Durrësit dhe Lezhës, Prolog Giffoni është mbyllur mbrëmjen e së dielës me një koncert në sheshin Nënë Tereza. Ndonëse koha nuk ka qenë aleat i këtij turi, koncerti nisi me një spektakël që Sbandieratori di Gubbio krijuan me flamuj, një traditë e vjetër tashmë e të bërit art. Pjesë e shumë manifestimeve në vende të ndryshme të botës, flamurëhedhësit kanë bërë një performancë të parë në Shqipëri, të ftuar për të qenë pjesë e mbrëmjes festive që përmbylli Prolog Giffoni-n, turin që i paraprin edicionit të gjashtë të Giffoni FilmfFestival Albania që do të mbahet në tetor. Ambasadori italian në Tiranë Saba DElia është ngjitur në skenë për të përshëndetur këtë format të filmit për fëmijë dhe të rinj që shkon e takon publikun në disa qytete të Shqipërisë. Këtë vit Prolog Giffoni ka qenë pjesë e eventeve të shumta që Ambasada Italiane organizoi nën moton Shqipëri-Itali 2010, dy popuj, një det, një miqësi. Në ceremoninë e madhe që do të organizohet në Itali në korrik të këtij viti, Shqipëria do të jetë e ftuar të marrë pjesë me jurinë e fëmijëve që do të përzgjidhet nga pjesëmarrësit në Giffoni Albania. Atmosfera ka vazhduar nën ritmet e këngëve të kantautorit italian Niccolo Fabi, i shoqëruar në violinë nga Andrea di Cesare. Të ftuar specialë për këtë spektakël, ata kanë interpretuar live në skenën e ngritur para Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh unë jam dëshmitar i suksesit të Giffoni FilmFestival, ka thënë Niccolo Fabi. Pjesë e këtij koncerti ka qenë edhe këngëtarë shqiptarë të muzikës së lehtë si nesër në mbrëmje, do të ngjiten në skenë këngëtarët e rinj më të njohur shqiptar si grupi Produkt 28, Orinda Huta, Samanta Karavello, Rosela Gjylbeku, Big Basta dhe Ester Hoxha. Pas dy javë dialogimi të drejtpërdrejtë me fëmijët dhe të rinjtë në pesë qytete turistike shqiptare, Prolog Giffoni lë të hapur rrugën e takimit me të tjerë të rinj që duan të shijojnë dhe sikutojnë filmin për fëmijë në tetor të këtij viti, në turin e Giffoni FilmFestival Albania.
Videofesti Muzikor mbledh këngëtarët shqiptarë nga të gjitha trevat
Evenimenti muzikor Videofesti Muzikor edhe këtë vit do të mbledhë bashkë këngëtarët shqiptarë nga të gjitha trevat, të cilët përveç që janë fitues të çmimeve që ndan VFM-ja, do të jenë pjesë e performancave artistike, që do të shpalosen në kuadër të programit. Bëhet e ditur se këtë edicion mbrëmja e VFM-së do të ketë në fokus vitet tetëdhjetë, që do të rikthehen përmes pikave artistike të realizuara enkas për VFM 10. Mysafire e mbrëmjes edhe këtë vit është përzgjedhur aktorja Gresa Pallaska. Parakalimi i këngëtarëve nëpër tapetin e kuq do të fillojë nga ora 20:15, ndërsa spektakli në sallë do të startojë në orën 21:00, ndërkohë që do të transmetohet drejtpërdrejtë nga KTV. Për çmimin kryesor të Videofestit Muzikor, këtë vit në garë janë videoklipet Dy shokë (Nora Istrefi), Stë fal (Kthjellu dhe Flori), Amazing Girl (Dafina Zeqiri) dhe VIP (Skillz). Ndërsa në listën e të nominuarve në gjashtëmbëdhjetë kategori, kryeson videoklipi Amazing Girl i këngëtares Dafina Zeqiri me tetë nominime.