Shtohen protestat ndaj Ministrisë së Arsimit
28/01/2009 Karta e Bolonjës
Shtohen protestat dhe pakënaqësitë e studentëve ndaj qëndrimit të Ministrisë së Arsimit gjatë ditëve të fundit. Përveç studentëve të gazetarisë në protestë janë hedhur edhe ata të Shkencave Sociale, që ankohen për kushtet e këqija në të cilat bëjnë mësim, duke qenë se së fundi janë dëbuar dhe nga ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sipas tyre, Ministria Arsimit duhet të mos heshtë më, por të marrë përgjegjësitë që i takojnë në lidhje me problemet e shfaqura kohët e fundit veçanërisht për sa i përket zhvillimit të procesit mësimor. Studentët kanë kundërshtuar vendimin që të shkojnë në orët e pasdites për të bërë mësim pranë godinave të Universitetit Bujqësor, ndërkohë që godina e tyre dhe ajo e Fakultetit të Drejtësisë, për shkak të çarjeve të shumta rrezikon të shembet nga dita në ditë dhe deri më dje asgjë nuk është bërë për riparimin e saj. Protestuesit kanë kërcënuar jo vetëm me vijimin e protestave, por dhe me mosderdhjen e pagesës vjetore të shkollës, nëse nuk do të ketë një reagim zyrtar. Një tjetër protestë disa-oreshe është zhvilluar dhe në Fakultetin e Infermierisë, ku studentët kanë pohuar se nuk po respektohet fare Karta e Bolonjës. Nëpërmjet shqetësimeve të ngritura studentët pohojnë se moszbatimi korrekt në programin arsimor i kësaj karte u heq atyre mundësinë që diploma e shkollës t’u njihet edhe brenda, edhe jashtë vendit, duke i lënë në këtë mënyrë jashtë tregut të punës. Ndërkohë probleme të shumta vihen re edhe në zhvillimin e orëve mësimore, ku orët e praktikës janë të pakta.