Regjistër elektronik për shërbimet dhe mangësitë
28/01/2009 Reforma në spitale
Cilësia e shërbimeve dhe performanca e arritur nga institucionet spitalore në të gjithë vendin tashmë do të regjistrohet në mënyrë elektronike nga vetë këto institucione. Reforma e ndërmarrë që nga një janari i 2009-s përcakton se sipas modelit të ri spitalet do të raportojnë për gjithçka që disponojnë dhe ofrojnë kundrejt pacientit, duke përfshirë këtu dhe problemet apo mungesat e hasura. Hartimi i këtyre treguesve është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë. Në aktivitetin e zhvilluar dje nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, punonjësit e kësaj fushe janë njohur me të dhënat që kërkohen."Ne kemi bërë një grup treguesish, të cilët vitin e kaluar i testuam në 12 spitalet rajonale të vendit për të parë se sa ekzistojnë të dhënat dhe si interpretohen ato”, - ka pohuar drejtori i kësaj qendre Isuf Kalo. Sipas tij, nëpërmjet këtij projekti-pilot, që tashmë do të jetë i detyrueshëm për spitalet, janë vënë re një sërë mangësish dhe problemesh në lidhje interpretimin e tyre. Megjithatë, Kalo ka shtuar se do të jetë e vështirë që të merret me kontrollin dhe vlerësimin e treguesve, pasi nuk mund të garantohet vërtetësia e dhënave që do të raportohen nga vetë spitalet, duke qenë se këto edhe mund të falsifikohen.
Shërbimet
Skema e re e iniciuar tashmë në institucionet spitalore synon përfshirjen e spitaleve në një garë për shitjen e shërbimeve, ku blerësi i vetëm në këtë rast do të jetë Instituti i Sigurimeve Shëndetësore. Efektet e kësaj reforme te pacientët do të shoqërohen me sigurimin dhe mbulimin e gjithë popullatës me shërbime. Ofrimi i këtyre të fundit do të jetë i ndarë sipas dy paketa të përcaktuar, ku njëra do të ofrohet falas në masën 100 për qind dhe për listën tjetër pacientët do të paguajnë çmimin fiks të shërbimit që do të marrin.