ISKSH: Ja skema per te shmangur abuzimet me cmimet
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor do te mund te realizoje shkembim informacioni me vendet e BE-se per cmimet e barnave te rimbursueshme. Nje gje te tille e pohoi dje drejtoresha e ketij instituti Elvana Hana, e cila deklaroi se qellimi do te jete monitorimi i cmimeve te barnave te rimbursueshme, ne menyre qe te rritet transparenca, per sa i takon cmimeve dhe menyres se rimbursimit te barnave. Hana tha gjithashtu se ISKSH tashme ka arritur te realizoje futjen e sistemit Elektronik per Barnat e rimbursuara ne te gjitha farmacite dhe agjencite e kontraktuara. "ISKSH ka arritur qe nepermjet inspektoreve te Drejtorive te Kontrollit te ushtroje kontrolle periodike ne subjektet e kontraktuara, me qellim uljen e abuzimeve ne skemen e rimbursimit te barnave", tha dje drejtoresha Elvana Hana. Ajo vijoi me tej se ISKSH eshte ne kontakt direkt me pacientin dhe i ndjen menjehere reaksionet publike te cdo vendimi qe ka te beje me rimbursimin e Sherbimit Farmaceutik. "Ne kete kuader i kemi kushtuar nje rendesi te vecante marredhenieve me subjektet e kontraktuara qe ofrojne sherbimin e barnave te rimbursueshme, si farmacite dhe depot farmaceutike. Nga ana tjeter, kemi mbeshtetur Ministrine e Shendetesise ne hartimin e Listes se Barnave te Rimbursuara per pasurimin cdo vit me nje numer me te madh barnash inovative, ne menyre qe te trajtohet nje game me e madhe diagnozash", perfundoi drejtoresha Hana.