Vrasja ne grabitje, zbulohet pas 11 vitesh
Vlore- Vrasja ne grabitje 11 vjet me pare i ka kushtuar shtrenjte nje 29-vjecari nga Vlora. Megjithese ka mundur te jetoje i lire qe prej vitit 1998, i dyshuar edhe per dy krime te tjera, Erion Katiaj eshte prangosur vetem diten e djeshme nga policia vendore pas nje hetimi disa mujor te ngjarjes se vjeter. Rihetimi i ekzekutimit te Mustafa Caushajt me 16 janar, ne vendin e quajtur "Jonufer", ka nxjerre ne pah disa prova te reja. Prokuroria e Vlores ka leshuar urdher-arrestin ndaj 29-vjecarit, i cili akuzohet per krimin e "vrasjes" ne grabitje.
Burime zyrtare te policise se Vlores thane dje per gazeten "KJ" se dosja per vrasjen e Mustafa Caushajt 11 vjet me pare afer bregdetit ishte hetuar disa here, por me pas mbyllej pa autor per mungese te provave. Prej disa muajsh agjentet kishin vene ne pune tekniken e hetimit te specializuar me teknika bashkekohore, qe kane cuar drejt zbardhjes se krimit. Mesohet se gjithnje per ngjarjen ka qene i dyshuar Erion Katiaj, banues ne lagjen "10 Korriku" te qytetit, por ndaj tij kane munguar provat materiale. Mengjesin e dites se djeshme, organi i akuzes eshte bindur se provat e siguruara ishin te mjaftueshme dhe ka miratuar arrestimin e 29-vjecarit. Uniformat blu e kane ndaluar Katiajn ne banese.
Erion Katiaj ka qene denuar edhe dy here me pare per vjedhje dhe tentative vrasje. "I dyshuari eshte arrestuar per vjedhjen me arme, me pasoje vdekjen, e cila ben fjale per vrasjen e Mustafa Caushaj, ndodhur ne 16 janar te vitit 1998, ne vendin e quajtur Jonufer, ne aksin rrugor Vlore-Orikum", njoftoi policia e Vlores diten e djeshme. Ndersa ka tentuar te grabise i armatosur Caushajn, ne perpjekje dhe siper Katiaj e ka qelluar per vdekje. Ne lidhje me kete ngjarje, kane rifilluar hetimet qe prej vitit 2008, por vetem muajt e fundit eshte bere sigurimi i provave. Burime zyrtare bene me dije se ndaj 29-vjecarit gjykata ka dhene masen "arrest me burg". Nuk u dhane detaje ne lidhje me provat e siguruara per kete dosje, por mesohet se jane survejime, pergjime dhe deshmi te mbledhura e shume te rendesishme, qe jane bere pjese e dosjes hetimore.
Ornela Hila