Keshillohet per zhurmen, tenton te shtyp patrullen
Mallakaster- Nje 35 vjecar nga fshati Hekal i Mallakastres eshte arrestuar oret e vona te mbremjes se premte pasi ka tentuar te shtyp me automjetin e tij patrullen policore te komisariatit. Ngjarja ka ndodhur ne qender te qytetit te Ballshit. I ndaluari eshte Dritan Asllanaj, per te cilin burime zyrtare bejne me dije se pak ore para se te ndodhte krimi ishte keshilluar per te mos prishur qetesine publike. Por 35 vjecari eshte larguar per t'u kthyer me automjetin e tij fuoristrade tip "Mitsubishi", me targa MK 3923 A. Ndersa ecte me shpejtesi dhe xhironte gomat, efektivet i kane terhequr serish vemendjen duke i bere shenje qe te ndalonte. I dyshuari, jo vetem qe nuk i eshte bindur urdhrit, por me shpejtesi ka drejtuar mjetin nga uniformat blu te patrulles ne sherbim. Te ndodhur ne kushte te tilla, policet jane shmangur, duke i shpetuar aksidentit dhe njoftuan koleget e tyre per perforcime nga grupi i gatshem. Pas disa minutave policia beri te mundur ndalimin e 35 vjecarit Dritan Asllanaj, nen akuzen e "tentatives se shtypjes se patrulles policore".
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj