Shkoder/ Hiqej si bleres, vidhte karta ne dyqane
Hiqej si bleres me shumice, por vidhte shitesit sy per sy duke u zhdukur pa gjurme. Hile Gjokehilaj eshte arrestuar dje nga policia vendore e Shkodres nen akuzen e "vjedhjes se pasurise" pas denoncimeve te shumta ne komisariat. Burime zyrtare bene me dije se 51-vjecari nga Lezha, banues ne fshatin Kodhel, dyshohet per bastisjen e te pakten shtate dyqaneve ne zonen e Shkodres, ku merrte nepermjet mashtrimit nje numer te konsiderueshem kartash rimbushese. Mesohet se ai ka mundur te marre 74 karta rimbushese te kompanive celulare, kryesisht ne lagjet "Skenderbeg", "Liria", "Daniel Matlia" dhe "Perash".
R. Ll.
R. Ll.