ISKSH: Ka rritje të numrit të të siguruarve
Sipas institutit të sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor ka një rritje të numrit të personave që paguajnë sigurimet shëndetësore. Rrjedhimisht edhe skema e sigurimeve është rritur me 25% më shumë krahasuar me 1 vit më parë.
Por ndyshe nga vitet e tjera, ata që hynë në skemën e përfitimeve të barnave me rimbursim ishin emigrantët shqiptarë në Greqi. Arsyet në këtë rast, shpjegon drejtoresha e ISKSH, është kriza financiare në shtetin Fqinjë por edhe zgjerimi i listës së barnave me rimburim.
Drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana tha se gjatë viteve të fundit ka patur një rritje të numrit të pacientëve që kanë marrë receta me rimbursim. Brenda 4 viteve janë shtuar 76 000 pacientë.
Sipas të dhënave të ISKSH numri i personave që kanë përdorur shërbimet shëndetësore në kujdesin parësor mbi 1 milion e 700 mije persona ose 93 mijë persona më shumë se në vitin 2010.