E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH Pagese shtese per mjeket qe po sherbejne 24 ore


Sherbimi shendetesor ne qendrat e evakuimit ne Shkoder por edhe ne komunat e permbytura ku ka ende banore qe qendrojne ne shtepite e tyre do te vijoje te jete 24 ore deri ne fund te emergjences. Drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana ne nje vizite te zhvilluar sot ne Qendrat e pritjes se te evakuuarve ne Shkoder u shpreh se mjeket qe po japin sherbim ne cdo kohe do te stimulohen financiarisht nga ISKSH per sherbimin e kryer.

Mjeket e Qendrave Shendetesore do te vijojne te jene ne sherbim 24 ore te banoreve te zonave te permbytura permes grafikut tashme te percaktuar.
Situata ne terren sikurse raportojne mjeket paraqitet e qete dhe pervec disa rasteve te virozave te stines nuk ka patur raste te renda per tu shenuar. Barnat e urgjences nuk mungojne po ashtu edhe antibiotiket.

Nderkohe per tu ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura i gjithe stafi I ISKSH-se ne Tirane dhe ne rrethe ka kontribuar financiarisht ne nje shume te konsiderueshme e cila tashme eshte derdhur ne llogarine bankare te vene ne dispozicion nga Qeveria per kete situate emergjente.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›