E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efekti i pergjumjes

... ato qe njohim pergjysme

Nje goditje e vonuar e ka nje mesazh por edhe nje arsye per ta marre parasysh ate Boni Erikson 1998

Kushdo do ta quante me te besueshme nje ide ekonomike por edhe politike sociale e keshtu me radhe nese do te vinte nga Akademia e Shkencave ne krahasim me ate te ndonje gazete por edhe te nje partie politike. Por efekti i burimit te besueshmerise pakesohet me kalimin e kohes. Edhe mesazhi i nje individi te besueshem eshte bindes vecse fuqia e tij venitet pothuaj shuhet nese harrohet burimi nga vjen e varesisht kush e ka thene i pari. Keshtu fuqia e mesazhit te dhene nga Akademia e Shkencave po qe se i besojme asaj apo edhe nga nje individ ndonese jo fort i besueshem mund te rritet me kalimin e kohes. Kjo eshte thjesht bindje e vonuar qe shfaqet pasi njerezit harrojne burimin e mesazhit prandaj dhe quhet efekti i pergjumjes. Kjo dukuri interesante eshte nje goditje e vonuar qe e ka nje mesazh por edhe nje arsye per ta marre parasysh ate - shkruante socialpsikologia Boni Erikson 1998.

Si duhet ta besojme efektin e pergjumjes A nuk jane te domosdoshme te thuhen vlera qe i percepton turma A nuk jane te nevojshem ekspertet ekonomike politike sociale Kur do qe te thuash gjera me te cilat bindet turma shpesh ti kerkon qe se paku te dukesh i zgjuar. Dhe kjo te heq spontanitetin te ben te tille qe me teper paraqitesh si dikush qe ka njohuri per problemin. Por nje menyre tjeter per tu shfaqur i besueshem eshte mire te flasesh ne menyre konfidenciale. Boni Erikson dhe bashkepunetoret e saj 1998 e perdoren kete metode per te hedhur nje fare vertet politike dhe bindese dhe ia arriten qellimit ne zgjedhjet presidenciale. Por gjithnje duhet ti besoni nje eksperti sic thote Virgjili tek Eneida. Besueshmeria duhet te perceptohet fizikisht. E kini degjuar nje foles klasik me stilin qe patjeter ndikon ne besueshmerine e tij. Jo te fitosh simpatine e militanteve ne temat e nxehta politike veren Gordon Hemsli 2008 por te prekesh publikun atje ku i dhemb dhe jo gjithnje me te njejten fjali qofte kjo edhe e bukur sepse i ben kunder edhe degjuesit e tu me te zjarrte Ky Gordon Hemsli sikur i degjon aktualisht politikanet opinionistet dha analistet shqiptare. Keta te fundit ndoshta i besojne fjales qe rreh si pika e strehes Degjuesin tend i dashur mik duhet ta shikosh drejt e ne sy sepse fjala ngjit me mire duke e shoqeruar perceptimin pamor. Efekt i pergjumjes do te thote te fitosh besimin jo ta vesh tjetrin ne gjume me fjalet monotone pikerisht besimin qe fitohet me mire nese degjuesit shohin se komunikuesi nuk po perpiqet ti binde ata Kete teme e ka percjelle me argument te holle socialpsikologu i njohur Festinger i cili kerkon qe ceshtja e bisedes te perbeje interes per degjuesit. Nese te tjeret permbyten apo digjen dhunohen etj nuk ka nevoje per fjale po per veprim dhe pastaj batuta e fundit ngjit. Ska nevoje as te cirresh e te ngjiresh po ka nevoje vetem per veprim dhe ajo qe u thua njerezve ne fund. Fjala e fundit mbetet gjate ne mendje Keshtu njerezit nuk kane arsye per te mos qene plotesisht te sinqerte. Kane marre nje ngushellim. Efekti i pergjumjes ndryshe mund te ketillohet edhe si humbje e vigjilences. Domethene folesi bashkebiseduesi te carmatos me qetesi dhe me argument. Njerezit perceptohen si te sinqerte kur flasin kunder interesit te tyre vetjak. Festinger i kushton vemendje ketij problemi madje duke e quajtur te mprehte sepse keshtu demotivohet syceltesia negative. Shfaqja e rendesise se atributit lidhet ngushte me efektin e pergjumjes si nje dukuri e frytshme ne politike sidomos kur operon me problemet dhe dukurite ekonomike e sociale. Mbi cfare e atribuojme fjalimin e dikujt ndash mbi prirjet dhe egoizmin e folesit apo mbi deshmite Kur nje foles argumenton nje pozicion te paparashikuar ne kemi prirje me te madhe per ta atribuuar fjalimin e tij ekonomik por edhe politik dhe kjo duket e besueshme. Argumentet per kompensim ne rast se ka te beje me demtime vetjake jane me te besueshme kur vijne nga nje individ doreshtrenguar dhe kurnac. Argumentet per kompensim te paket jane me te besueshme kur vijne nga nje njeri bujar dhe i ngrohte. Keshtu mund te parashikojme se marreveshjet midis PS-se dhe PD-se por edhe me forca te tjera politike do te hyjne ne shtratin e se vertetes. Paqja dhe marreveshjet do te ishin me te besueshme nese do te kryheshin nga kryetare te vijes se ashper. Besueshmeria dhe mbeshtetja rriten kur njerezit flasin shpejt. Banoret e zones qytetese degjojne mesazhe te regjistruara mbi probleme te mprehta dhe bashkepunuese nga opozitare te njohur i quajten folesit e shpejte qe flisnin rreth 190 fjale per minute si me objektive me te zgjuar dhe me te afte se folesit e ngadalte 110 fjale per minute. Po ashtu folesit e shpejte dukeshin me bindes. Pse Mos valle nuk arrinin te kuptonin dot thelbin e ceshtjes ngaqe nuk arrinin ta degjonin deri ne fund fjalimin apo ngaqe vete e folura rrjedhshem dhe shpejt ka efektin e qetesimit te brendshem tek degjuesi Mos valle vetem shpejtesia i ben folesit e shpejte me bindes Apo eshte edhe dicka qe shoqeron fjaline e nxituar si intensiteti i larte ose zjarri i brendshem ne fjalim Per te zbuluar kete Festinger kembengul se te folurit e rrjedhshem e te shpejte eshte bindes per nga qartesia e argumentit sepse askush nuk arrin te rendise mendimet me nje te folur te nxituar nese nuk ka qartesi por gjithnje duke mos ndryshuar zjarrin temperamentin dhe gjallerine e fjalimit. Te mbash fjalime para turmes eshte shkolle me vete e rende dhe domethenese. Por nga ana tjeter nuk mund te lihet pas dore prirja dhe intensiteti i folesit. Tjerrja e gjate e fjalive e folura mjaft e ngadalte mosefektiviteti ne kohe dhe prania e fjalive te gjata e bejne folesin te larget jo bindes qe te ve ne gjume dhe qe e largon efektin e pergjumjes duke zgjuar mijera llambushka kundershtuese e duke ngjallur emocionet dhe moralin e mosbindjes. Vete shpejtesia eshte nje faktor. Por jo imitimi. Imitimi ne fjali ne ngjyre ne mimike e gjeste madje edhe ne fjalet parazitare Xhon F. Kenedi ka qene nje foles i shkelqyer dhe me mjaft efekt ne publik disa here fliste me nje shpejtesi rreth 300 fjale ne minute. Fjalimi i shpejte do te thote fuqi dhe aftesi. Por me te tille atribut eshte edhe ngjyrimi figurativ gjithnje jo i renduar dhe sidomos saktesia e argumentit. Keto jane dy shtylla te fuqishme qe mbajne ne kembe efektin e pergjumjes aq i domosdoshem per te arritur bindjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›