E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek Heqja e vizave varet prej qeverise se ardhshme

Zgjedhjet ne Kosove duhet te jene te lira demokratike dhe pa manipulime ndersa heqja e vizave per kosovaret do te varet prej qeverise se ardhshme. Kjo eshte deklarata e Raportueses se Parlamentit Evropian PE per Kosoven Ulrike Lunacek ne nje interviste per Deutsche Welle ne gjuhen shqipe.
Une nuk jam e gatshme te flas per data te caktuara. Kjo varet prej qeverise se re se sa shpejt do ti zbatoje keto kerkesa. Ndersa ne europarlamentaret duhet te bindim qeverite tona qe udhetimi i lire dhe pa viza i qytetareve te Kosoves eshte i mire dhe domosdoshem.
E pytur per deklaratat e kryeministrit ne largim Hashim Thaci se vizat do te hiqen shume shpejt ndoshta edhe ne pranveren e vitit te ardhshem Lunacek ka theksuar se deklaratat e tij i ka kundershtuar edhe gjate qendrimit te saj ne Kosove.
Kete nuk e ka bere askush ne Bruksel sepse nuk eshte reale. Kjo varet prej qeverise se ardhshme se sa shpejt do ti kryeje detyrat e saj. Sa me shpejt i kryen aq me lehte do te jete edhe per ne te bindim BE dhe Keshillin e Evropes sepse disa gjera ende mungojne. Teknikisht kjo mund te realizohet le te themi per nje apo dy vite. Por eshte e qarte se obligimet duhet te kryhen sepse vetem premtimet nuk mjaftojne.

Sipas Lunacek deri ne liberalizimin e vizave Kosova duhet ti plotesoje edhe disa kushte ndersa dialogu eshte vetem fillimi qe nuk do te thote se menjehere do te vije edhe liberalizimi.
Duhet te plotesohen kushtet si perpilimi i regjistrave funksionale civile dhe krijimi i kushteve per dhenien e pasaportave biometrike. Por kushti i pare i percaktuar prej BE-se me te cilin une dhe ekologjistet ne PE nuk jemi dakord eshte riatdhesimi i azilkerkuesve dhe emigranteve te cilet jetojne ne menyre jolegale ne keto vende. Per krijimin e kushteve per kthimin e tyreQeveria e Kosoves ka marre kete vit gjysme milioni euro. Per vitin e ardhshem jane ndare edhe 35 milione euro tjera. Kjo ndoshta nuk mjafton qe do te thote se ka nevoje per ndihma te tjera prej BE-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›