ISKSH :Spitalet publike, në borxhe
Spitalet publike janë të zhytyr në borxhe. Detyrimi i tyre financiar arrin në 640 milion lekë të deklaruara, por mendohet që borxhi i tyre të jetë shumë më i madh se kaq. ISKSH-ja zbulon këtë situatë financiare në krizë të spitaleve përfshi edhe atë universitar "Nënë tereza". Elvana Hana drejtore e institutit deklaron se nuk mund të fillojë përfshirja e tyre në skemën e sigurimeve pa shlyer më parë këto borxhe. Bashkë me VKM që po përgatitet për të sanksionuar rregullat sesi do të funksionojë skema e ISKSH në spitale, Elvana Hana, deklaron se po gjenden edhe zgjidhjet për shlyerjen e borxheve. Borxhet në të gjithë spitalet janë të mbartur dhe të krijuar ndër vite, e kryesisht për shkak të keqmenaxhimit nga ana strukturave drejtuese dhe ministrisë së shëndetësië.