Zyrtarizohet marrëveshja për pranimin e shqiptarëve në tregun italian të punës
11/12/2008 Aplikimet do të bëhen pas publikimit të vendeve të punës që kërkohen nga ky shtet
Zyrtarizohet procesi i bashkëpunimit në fushën e punësimit ndërmjet vendit tonë dhe shtetit italian. Më në fund ka marrë jetë dhe marrëveshja e bashkëpunimit që do të lejojë të papunët shqiptarë të aplikojnë për vendet e lira të punës të ofruara prej shtetasve italianë. Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga kreu i Ministrisë së Punës Anastas Duro, i cili ka pohuar se "kjo marrëveshje do të bëjë të mundur përzgjedhjen e punëtorëve shqiptarë sipas kërkesave të tregut italian të punës për fuqi punëtore të huaj dhe bërjen të disponueshme të tyre pranë punëdhënësve në Itali nëpërmjet autoriteteve italiane". Aktualisht pritet që të publikohen dhe kuotat sipas profesioneve të caktuara që janë ofruar si vende të lira pune për shqiptarët nga pala italiane. Marrja e vizës së punësimit do të mundësohet në saj të ndërmjetësimit të zyrave të punës për kuotat e përcaktuara nga punëdhënësit italianë në afate dhe periudha të caktuara kohore. Publikimi i këtyre vendeve do të ofrohet pranë zyrave të punësimit dhe sporteleve të emigracionit, ku çdo i interesuar dhe punëkërkues do të njihet me vendet e ofruara nga bizneset e këtij shteti, si dhe kriteret që duhen plotësuar për të marrë vizën e punësimit. Njëkohësisht në saje të marrëveshjes do të mundësohet edhe trajnimi i kategorive të caktuara me formim profesional për të mundësuar dërgimin e tyre dhe emigrimin e rregullt në shtetin italian për qëllime punësimi. Kohëzgjatja e marrjes së vizës së punësimit do të jetë në varësi të profesioneve dhe nevojave për forcë pune që do të kërkojë pala italiane. Gjatë këtyre ditëve pritet që Ministria e Punës të detajojë dhe procedurat konkrete të aplikimit që duhet të ndiqen nga personat e interesuar për të fituar një vend pune të ligjshëm në këtë shtet sipas kërkesave të tregut të punës. Prioritet në procedurat e përzgjedhjes do të kenë ata kandidatë që janë të regjistruar pranë zyrave të punës si punëkërkues, por që nga ana tjetër do të plotësojnë dhe kriteret specifike të njohurive që duhet të zotërojnë për profesionet e kërkuara nga tregu italian i punës. Kjo, sipas ministrit Duro, do të ketë për qëllim që të rregullojë dhe organizojë flukset e punonjësve ndërmjet dy vendeve, si dhe lehtësimin e rekrutimit të shtetasve shqiptare në tregun e brendshëm italian të punës në rast mungese të krahut vendas të punës. Përkundrejt kësaj situate, ministri ka pohuar se do të ndërhyhet edhe në respektimin e mbrojtjen e punonjësve në vendet e emigrimit. “Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të emigrantëve shqiptare janë prioritet i qeverisë shqiptare, e cila me mbështetjen e organizmave ndërkombëtarë i ka kushtuar një rëndësi të veçante problemit të migracionit, sidomos të drejtave të tyre si nga shteti shqiptar, ashtu dhe vendet pritëse”, - ka përfunduar Duro.
Procedurat e aplikimeve
Italia hap dyert për punësimin e punëkërkuesve shqiptarë. Brenda një kohe të shkurtër do të çelen dhe procedurat e aplikimit pranë zyrave të punës për vendet dhe profesionet e kërkuara nga punëdhënësit italianë. Prioritet në përzgjedhje do të kenë ato kategori që përveçse janë të regjistruar si punëkërkues në zyrat e punës, do të plotësojnë dhe kriteret e kërkuara nga subjektet e biznesit italian që do të kërkojnë krahun e punës. Publikimi i vendeve të punës dhe procedurave për marrjen e vizës së punës do të bëhet në sportelet e emigracionit. Çdo person i interesuar duhet të paraqitet pranë këtyre sporteleve për t’u njohur me ofertat dhe procedurat që duhet të plotësojnë për të fituar emigrim dhe vizë punësimi të rregullt në këtë shtet.