Regjistrimet part-time, tejkalohen kuotat e përcaktuara
11/12/2008 Studimet e larta
Riçelja e studimeve me kohë të pjesshme gjatë këtij viti akademik është shoqëruar me një fluks të lartë aplikimesh nga të interesuarit. Ndonëse duhen edhe tri ditë që të mbyllet afati zyrtar i regjistrimeve për sistemin part-time, pjesa dërrmuese e degëve që ofrojnë këtë cikël programesh i kanë tejkaluar kuotat e miratuara nga qeveria për këtë vit. Në sekretaritë e fakulteteve pohohet se kanë qenë të shumta interesimet për regjistrim në Fakultetin e Drejtësisë, atë të Shkencave Sociale, Ekonomikut dhe Histori-Filologjisë. Ndërkohë konkurrencë e fortë është parë edhe në degët që do të ofrojnë këtë vit studime part-time pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, pasi edhe në këtë të fundit pa u mbyllur procesi i regjistrimeve janë tejkaluar kuotat e pranimeve. Përzgjedhja e kandidatëve që do të vijojnë studimet në këto programe për të gjitha rastet kur kërkesat janë më të larta sesa kuotat do të bazohet në kritere të ndryshme të hartuara nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Një ndër kriteret kryesore që do të shërbejë për selektimin e fituesve do të jetë mesatarja. Për herë të parë gjatë këtij viti u është dhënë mundësia edhe maturantëve mbetës në provimet me zgjedhje që të aplikojnë për ndjekjen e vitit akademik me kohë të pjesshme, por kjo vetëm në degët për të cilat qeveria ka miratuar kuotat përkatëse. Kështu, në të gjitha fakultetet publike të vendit do të ofrohen rreth 4845 kuota pranimi për studimet part-time, ato në distancë si dhe për transferim studimesh, kuota të shpërndara këto sipas degëve të ndryshme. Lidhur me taksën shkollore që duhet të paguajnë fituesit, për këtë vit pagesa financiare do të jetë më e ulët sesa ajo e aplikuar në vitet e mëparshme. Sipas udhëzimit përkatës, është pohuar se tarifa e shkollimit me kohë të pjesshme do të variojë nga 30 mijë lekë për degët Fakultetit Histori-Filologji dhe atij të Shkencave të Natyrës dhe tarifa më e lartë në vlerën e 90 mijë lekëve do të jetë për Fakultetin e Drejtësisë. Ndërsa për kategori të caktuara, të cilat ndryshe konsiderohen si shtresa në nevojë, do të ketë eliminim nga pagesa e taksës vjetore. Kjo e fundit për këtë kategori do të rimbursohet nga shteti. Pjesa dërrmuese e këtyre kuotave gjenden në fakultetet e rretheve dhe UBT-në. Regjistrimi i aplikantëve do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, ku afati zyrtar i mbylljes së kësaj procedure nga sekretaritë e fakulteteve do të jetë mesdita e 14 dhjetorit 2008. Më pas do të nisë faza e selektimit të fituesve, që në bazë të kritereve përkatëse do të vijojnë studimet në sistemin part-time gjatë 2008-209-s. Çelja e këtyre studimeve për këtë vit do të shoqërohet njëkohësisht edhe me aplikimin e kurrikulave të reja, të cilat do të lejojnë njehsimin e diplomave të kësaj kategorie me ata që ndjekin studimet me kohë të plotë në sistemin e ditës.