ISKSH Urdhri i Mjekut Kontrolle per mjeket e pasjellshem priten pushime
Memorandum bashkepunimi mes Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe Urdhrit te Mjekut. Jo vetem mjekimi i gabuar por tanime edhe sjellja arrogante ndaj pacientit mund ti kushtoje vendin e punes mjekeve. Denoncimet e qytetareve dhe rastet e konstatuara nga specialistet e shendetesise gjate kontrolleve ne spitalet rajonale kane bere qe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe Urdhri i Mjekut te nenshkruajne nje memorandum bashkepunimi nepermjet te cilit keto institucione angazhohen te marrin masa deri ne heqjen e licences se mjekut per cdo shkelje te vene re. Nepermjet ketij memorandumi Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka marre persiper gjithashtu te mos lejoje punesimin ne institucionet shendetesore te mjekeve te palicencuar nje shqetesim i vazhdueshem ky per Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu te dyja institucionet do te angazhohen per te gjetur dhe aplikuar format me te pershtatshme per edukimin e vazhdueshem mjekesor si edhe per te lehtesuar e mundesuar pjesemarrjen sa me te gjere te mjekeve ne keto forma.