Debati ne komision Liqeni te kthehet ne Park Rajonal
Bashkia e Tiranes kerkon nje status te vecante per mbrojtjen me ligj te Parkut te Liqenit Artificial. Nisma eshte publikuar nga shoqatat mjedisore qe me mbeshtetjen e Bashkise propozuan statusin Park Rajonal ku kompetencat e pronesise publike te jene vetem te Bashkise se Tiranes. Gjate nje seance degjimore ne komisionin e veprimtarise prodhuese ata kerkuan zgjerimin e kufijve te Parkut te Liqenit Artificial zgjidhjen e ceshtjes se pronesise dhe vleresimin e te gjitha ndertimeve te kryera deri tani ne territorin e tij. Per deputetet socialiste marrja e statusit nuk zgjidh problematikat e Parkut te Liqenit. Socialisti dhe ish-nenkryetari i Bashkise Eduart Shalsi bashkia duhet te zgjidhe me pare problemet me pronaret si dhe me komunen e Farkes qe administron nje pjese te parkut me ndertuesit e ligjshem dhe te paligjshmit. Nenkryetari i Bashkise Edmond Panariti deklaroi se ceshtja e statusit te Parkut te Liqenit do te kaloje ne janar ne keshillin bashkiak dhe me pas ne keshillin e qarkut. Parku i Liqenit ka pasur nje siperfaqe prej 289 hektaresh por me ndryshimin e vijes se verdhe ne 2004-n siperfaqja e tij u reduktua.