E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH dhe Urdhri i mjekëve kontrolle në poliklinika

Përveç gjyqtarëve, mjekët janë kategoria për të cilët adresohen qindra ankesa nga qytetarët për shërbimin që ata ofrojnë. Për këtë arsye Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhri i mjekut kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërmarrë një kontroll në të gjithë qëndrat shëndetësore për të nxjerr në pah të gjitha raste kur mjekët gabojnë me recetat e tyre, neglizhojnë apo tregohen arrogant me pacintët. Pa lënë mënjanë edhe nivelin profesional të tyre.
“Kur në kontrollet e ushtruara, ISKSH dhe strukturat vartëse konstatojnë shkelje nga mjekët gjatë ushtrimit të profesionit, të papajtueshme me principet e Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, marrin përsipër t`i relatojnë ato me Urdhrin e Mjekëve, i cili do të shqyrtojë dhe ndëshkojë këto raste në vartësi të shkeljeve përkatëse deri në heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit", u shpreh drejtoresha e ISKSH-së duke ju referuar memorandumit të nënshkruar mes dy institucioneve.
Është i lartë numri i mjekëve të cilët nuk janë të pajisur me licensë. Kjo sipas autoritetve shëndetësore është më e dukshme në spitale të vendit. Edhe në këtë pikë kontollet do të jenë intensive.
Nga shkeljet e konstatuara mjekët nuk respektojnë orarin e punës, kanë sjellje jo korrekte me pacientët dhe në rastin më të keq kanë dhënë mjekimin e gabuar.
Ndërsa ky bashkëpunimi, synon të minimizojë rastet korruptive dhe shkelje të tilla duke paralajmëruar heqje të licensës së bluzave të bardha në rast se nuk respektojnë etikën profesionale.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›