E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, Arvizu: Ndërgjegjësim për edukatën shëndetësore

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu ka kryer një vizitë në qytetin e Koplikut në kuadër të përmbylljes së panaireve të edukimit shëndetësor. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i shëndetësisë, Petrit Vasili, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Ambasadori amerikan Arvizu gjatë fjalës së tij ka vënë theksin, në zhvillimin e shëndetësisë, e në mënyrë të veçantë në ndërgjegjësimin e opinionit publik për edukatën shëndetësore.
“Jemi këtu për të folur për shëndetësinë dhe për konceoptin e këtij sektori në shoqëri. Jemi munduar të bëjmë një lloj ndërgjegjësimi në të gjithë Shqipërinë. Falë ministrit të shëndetësisë Petrit Vasili mund të cilësoj se shërbimi në shëndetësi është përmirësuar në klinika. E rëndësishme është të dish si të ruash trupin tënd, ashtu siç është i rëndësishme edhe komunikimi i prindërve me fëmijet, apo prindërit me mësuesit e tyre. S`ka asnjë me vlerë se të jesh një person i shëndetëshëm” ka theksuar Arvizu.
Ministri Vasili, përveç përshëndetjeve për zhvillimin e këtij panairi në qytetin e Koplikut, ka folur edhe për hapat që institucioni që ai drejton ka ndërmarrë për zhvillimin e shëndetësisë.
Vizita e ambasadorit Arvizu ka vijuar me takimin me kreun e Bashkisë së Koplikut, Ramadan Lika, ku është njohur me disa prej zhvillimeve në këtë qytet ku ka garantuar dhe mbështetjen e ambasadës amerikane për zhvillimin e këtij qyteti. Vizita e Arvizu është mbyllur në një takim në qendrën e shoqatës joqeveritare World vision, në Shkodër, ku është njohur me disa prej inciativave humanitare që ka në themel kjo shoqatë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›