ISKSH, gjoba ndaj mjekëve në gjithë vendin për abuzime
Për herë të parë një nga institucionet shëndetësore ka thënë me zë të lartë atë që e dimë të gjithë ne. Parregullsinë e mjekëve në punë, mosrespektimin e kontratave, vendit të punës, shkelje të disiplinës, dëme në kurriz të pacientëve. Në kuadër të kontrolleve për rritjen e devotshmërisë në punë dhe kujdes më të mirë për pacientin Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka ushtruar kontrolle në disa rrethe të vendit, ka evidentuar bilancin e parregullsive dhe ka marrë masa duke nisur nga ato administrative deri në gjobitje në 500 mijë lekë të reja.
Kujdesi Shëndetësor është angazhuar në një fushatë kontrolli duke renditur një nga një të gjitha parregullsitë e gjetura gjatë këtyre inspektimeve. Pacientët bashkë me klasën e mjekëve të cilët nuk kërkojnë të njollosin figurën dhe investimin e tyre në profesion, presin më shumë rregull, më shumë cilësi dhe dashamirësi nga bluzat e bardha. Hapi i parë drejt kësaj rruge është edhe kontrolli, marrja e masave, si dhe kërkesa e herëpashershme e llogarisë.
Kontrolli
Gjatë muajve të fundit nga strukturat e kontrollit të ISKSH-së, janë ushtruar kontrolle mbi vlerësimin dhe zbatimin e kontratave me qendra shëndetësore. Kontrolli është përqendruar në rajone e planifikuar për kontroll sipas grafikut vjetor dhe që zënë peshë në shpenzimet e rimbursimit, financimit të kujdesit parësor. Kontrollet janë ushtruar në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, kjo nisur edhe nga ankesat e qytetarëve në lidhje me shërbimet shëndetësore. Në qendrat e kontrolluara, ndër drejtimet e inspektimit ka qenë zbatimi i disiplinës në punë nga personeli shëndetësor, ku janë konstatuar mangësi të personelit në shërbim. Në pjesën më të madhe të qendrave shëndetësore mungonte grafiku dhe orari i shërbimeve shëndetësore, informimi i të siguruarve për përfitimet nga skema e sigurimeve shëndetësore, ka mungesa të pajisjeve bazë për ofrimin e shërbimeve. Sipas Institutit të Kujdesit Shëndetësor, raportet e kontrollit janë rekomanduar masa organizative për përmirësimin e gjendjes.
Shkeljet
Konkretisht, në Sarandë mungonte i gjithë personeli shëndetësor në një nga qendrat. Masa të rekomanduara ishin heqja e një dite pune të gjithë personelit të qendrës shëndetësore dhe rekomandim për masë disiplinore "vërejtje" për drejtoren e institucionit. Në Gramsh, një mjek për muaj me radhë nuk shkonte në punë. Ndaj u rekomandua masa "ndërprerje kontrate individuale". Në disa qendra shëndetësore të rrethit Krujë, Gramsh, Pukë, u konstatua mungesa e personelit mjekësor, ku në zbatim të kontratës janë rekomanduar masa disiplinore "vërejtje" për 8 mjekë të përgjithshëm dhe të familjes dhe ndaj 5 infermierëve.
Nisur nga ankesat e vazhdueshme të disa pensionistëve të rrethit Delvinë, u konstatua keqmenaxhim i qendrës shëndetësore nga drejtoresha e kësaj qendre, mungesë dhënie të shërbimeve shëndetësore ndaj një pensionisti, shkelje të theksuar të detyrimeve kontratuale si mjeke e përgjithshme dhe e familjes. Masa të rekomanduara "Ulje nga detyra" e drejtores, Delvinë. Ndërsa nisur nga ankesa e një subjekti farmaceutik të rrethit Lushnjë, u konstatua shkelje e theksuar e kontratës nga drejtori, Dushk, dhënie e barnave të listës së rimbursueshme me recetë pa rimbursim dhe për personat e siguruar, nga pacientët deklarohet se mjeku u kërkon lekë për vizitën pa mandat pagesën përkatëse. Masa të rekomanduara "Ulje nga detyra" si drejtor i kësaj qendre dhe "Paralajmërim për pushim nga puna" si mjek i përgjithshëm në këtë qendër.
Kujdesi Shëndetësor: Nuk shënohet saktë ecuria e sëmundjes, diagnostikimi, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi
Kartelat e pacientëve plotësohen me mangësi
Në kontrollin e aktivitetit të mjekut të përgjithshëm dhe të familjes me kontratë me qendrat u konstatuan mangësitë në administrimin e kartelës së pacientit. Nuk plotësohen të dhënat e domosdoshme sipas praktikës mjekësore, nuk plotësohet saktë ecuria e sëmundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi. Ka mungesa të theksuara të ekzaminimeve laboratorike apo imazherike mbështetëse të diagnozës, të cilat shërbejnë si tregues të rëndësishëm të diagnostikimit e të vlerësimit të gjendjes shëndetësore të pacientit, për diagnoza si astma bronchiale, insuficience kardiake kronike, diabet melitus, ad. prostate. Lëshohen barnat me rimbursim pa kryer këto ekzaminime të rëndësishme. Janë konstatuar të dhëna të pasakta të deklaruara nga mjekët, veçanërisht të indikatorit të pagesës për aktivitet, si plotësim të numrit të vizitave të një pacienti dy-tri herë brenda ditës, vetëm e vetëm për të rritur në mënyrë artificiale këtë indikator pagese, mangësi në plotësimin e dokumentacionit për të dhënat e deklaruara, si dhe treguesin e personave të paraqitur për herë të parë në vizitë te mjeku. Masa të rekomanduara: ndërprerje pagese për indikatorët e pasaktë të deklaruar dhe masa maksimale gjobe ndaj mjekëve që kanë deklaruar të dhëna të pasakta.
Vlerat monetare nga 64 mijë lekë në 500 mijë lekë të reja
Gjoba për mjekët që kanë shkelur rregullat
Janë evidentuar shkelje të protokolleve të përdorimit të barnave dhe të kufizimeve të listës, kryesisht për barnat që përdoren në sistemin kardiovaskular, endokrin, urinar.
Në zbatim të detyrimeve kontraktuale për shkeljet e konstatuara janë marrë dhe masat përkatëse: Në Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore Dibër janë penalizuar 9 mjekë me gjobë në vlerë 64 mijë lekë, ndaj 5 mjekëve masa zhdëmtimi në vlerë 17400 lekë, në agjencinë e sigurimeve shëndetësore Pukë janë gjobitur 4 mjekë me gjoba në vlerë 16000 lekë dhe 5 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 28 914 lekë, në agjencinë e sigurimeve shëndetësore Sarandë janë penalizuar 3 mjekë me gjoba në masën 22 mijë lekë dhe 1 mjek me masë zhdëmtimi në vlerën 7179 lekë, në Kavajë janë gjobitur 6 mjekë me gjoba në vlerë 21 mijë lekë; në Krujë janë gjobitur 3 mjekë me gjoba në vlerë 13 mijë lekë dhe 2 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 4281 lekë. Në total për 4 muajt e fundit, nga Drejtoria e Kontrollit të Jashtëm janë rekomanduar masa për qendrat shëndetësore: Masa disiplinore "Largim nga detyra si drejtorë" në Delvinë, Dushk. "Ndërprerje kontrate" për një mjek në Gramsh, "vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna" për mjekun e Dushkut, "vërejtje" për 8 mjekë dhe 5 infermiere, "Heqje e një ditë pune" personelit në Sarandë, masa administrative ndaj 25 mjekëve. Këto janë gjobitur me 46 mijë dhe është vendosur masë zhdëmtimi ndaj 13 mjekëve në vlerën 51118 lekë.