E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH, gjoba ndaj mjekeve per abuzimet

ISKSH ka vendosur gjoba ndaj mjekeve, qe kane rezultuar se kane bere abuzime ne disa rrethe te vendit.

Janë evidentuar shkelje të protokolleve të përdorimit të barnave dhe të kufizimeve të listës, kryesisht për barnat që përdoren në sistemin kardiovaskular, endokrin, urinar.

Në Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore Dibër janë penalizuar 9 mjekë me gjobë në vlerë 64 mijë lekë, ndaj 5 mjekëve masa zhdëmtimi në vlerë 17400 lekë, në agjencinë e sigurimeve shëndetësore Pukë janë gjobitur 4 mjekë me gjoba në vlerë 16000 lekë dhe 5 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 28 914 lekë, në agjencinë e sigurimeve shëndetësore Sarandë janë penalizuar 3 mjekë me gjoba në masën 22 mijë lekë dhe 1 mjek me masë zhdëmtimi në vlerën 7179 lekë,

Në Kavajë janë gjobitur 6 mjekë me gjoba në vlerë 21 mijë lekë; në Krujë janë gjobitur 3 mjekë me gjoba në vlerë 13 mijë lekë dhe 2 mjekë me masa zhdëmtimi në vlerën 4281 lekë. Në total për 4 muajt e fundit, nga Drejtoria e Kontrollit të Jashtëm janë rekomanduar masa për qendrat shëndetësore në Delvinë, Dushk,  “vërejtje” për 8 mjekë dhe 5 infermiere, etj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›