E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca rinis sulmet ndaj presidentit

Mazhoranca nis ofensivën ndaj Presidentit Bamir Topi. Cështja “Basha” dhe beteja e tij me prokurorinë ka kryqëzuar kreun e shtetit nga deputetët demokratë.

Rikthimi i klaneve brenda partisë më të madhe në pushtet vazhdon të shfaqet dukshëm edhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku celësi kryesor i aktivizimit të klaneve lidhet me renditjen e kandidatëve në listat për deputetë.

Ftohja e marrëdhënieve mes kreut të shtetit dhe shefit të qeverisë ka lënë hapësirë të hapur për eksponentët të cilët aktualisht janë jashtë kabinetit qeveritar për të komplotuar, duke përdorur përplasjen Basha-Prokurori në dëm të kreut të shtetit.

Përpos kësaj, ekuilibri i marrëdhënieve mes Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha është prishur tashmë prej një kohe të gjatë.

Një pjesë e grupit të demokratëve bëjnë me dije se akuzat e prokurorisë ndaj shefit të diplomacisë, Lulzim Bashës, janë skicuar në tavolinën e Presidentit Topi. Deputetët Ardian Kollozi dhe Fatos Hoxha janë bërë publikisht palë e këtij grupimi kundër presidentit të zgjedhur me votat e tyre.

Epilogu i gjatë i përplasjeve mes dy zyrtarëve më të lartë të vendit ka në mes Kryeprokuroren Ina Rama. Në një nga mbledhjet e Kryeministrit Berisha me deputetët demokratë, numri një i qeverisë ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë performancën e kreut të shtetit në drejtimin e Kontrollit të Lartë të Drejtësisë.

Beteja e Kryeministrit antikorrupsion ka ndjekur nga kritikat edhe numrin një të shtetit, duke agravuar marrëdhëniet institucionale.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›