ISKSH, rimbursime fallco për insulinë. Ka rimbursuar më shumë nga sa janë importuar
Të dhënat më të fundit tregojnë se në 12 muajt e fundit, Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ISKSH, ka rimbursuar çdo muaj rreth 2500 pena insulinë më shumë sesa rezulton të jetë importuar në Shqipëri.
Rimbursimi i një pene insuline është 8,25 USD.
Pra, në një vit, vetëm në rimbursimin e insulinës, për fondin e sigurimit shëndetësor dëmi ekonomik është rreth 2500 pena X 12 muaj X 8,25 USD = 247.500 USD.
Përgjegjësit për këtë dëm janë njerëz të gjallë, me emër dhe mbiemër.
Deputeti socialist, Ilir Beqja, bëri thirrje që në 2 muajt që kanë ngelur deri në fillimin e punës së qeverisë së Edi Ramës, të mos e trashin zullumin.
Do të kthejnë çdo qindarkë të vjedhjeve që kanë bërë apo kanë lejuar të bëhet, tha Beqja.