E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i zgjedhur dhe ligji themeltar i shtetit

Kushtetuta e Shqipërisë, në asnjë nen të saj, përfshirë edhe dizpozitat kalimtare, nuk parasheh terminologjinë “kryeministër i zgjedhur”. Konstitucionalisti Njazi Jaho, thotë se ligji themeltar i vendit përcakton procedurën, por jo një termilogji të tillë, e cila është vënë re në ambjentet e selisë së Partisë Socialiste.

Konstitucioalisti Jaho, thotë se Kushtetuta përcakton vetëm procedurat që ndiqen për emërimin e kryeministrit të ri nga Presidenti i Republikës.

Në respekt të Kushtetutës, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i projektuar tashmë pas dakordësinë me LSI-në si kryeministri i ardhshëm i vendit, duhet të presë thirrjen e kreut të shtetit, për ta mandatuar atë si kreun e qeverisë së re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›