E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI me baze te dhenash per burimet njerezore

Partia Socialiste nuk është e vetmja që po mbledh kurrikulumet e cilitdo që kërkon punë, për të krijuar një bazë të dhënash për burimet njerëzore. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha për “ABC News” se partia e tij ka kohë që operon me një bazë të tillë. 

Edhe LSI mbledh CV-të e qytetarëve që kërkojnë punë. 
Nënkryetari Petrit Vasili pohon se partia e tij përdor prej kohësh një bazë të dhënash për burimet njerëzore. Ndaj nuk habitet që dhe Rama po bën të njëjtën gjë. 

Sipas n/kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo synon të motivojë njerëzit. 

Nesër në Qeveri, secili me listën e vet, apo LSI do pranojë njerëz edhe nga baza e të dhënave të Partisë Socialiste?

Përmes CV-ve realizohet një proces konkurimi që ka munguar deri tani, pohon Vasili, sipas të cilit ky është një stimul pozitiv jo vetëm për të rinjtë por për këdo me eksperiencë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›