Është një rast që nuk vjen më
Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, më 22 korrik, është një rast i artë, nga ku mund të përfitojnë shumë njerëz edhe grupe.
Mijëra vetë habiten se përse shqiptarët nga jashtë formacionit politik tëBerishës shqetësohen dhe japin mëndje mbi thagmën që bëhet atje për zgjedhjen ekryetarit të ri.
Po, more zotërinj, është fare i natyrshëm interesi pasi vërtet kemi të bëjmëme historinë e një partie por, ama, historia e saj është pjesë përbërëse e historisë sëgjithë shqiptarëve. Partia Demokratike është një parti, lindjen e së cilës e përjetuam me lotë lumturie, e festuam, e përshëndetëm, iu bashkuam dhe jetuam me të derisa,kush më parë e kush më pas, e kuptuan se ajo degjeneroi. Pas ca vitesh PD-ja ruajti vetëm shënjat ballore, siglën dhe emrin, por shumë shpejt pastaj ajo u uzurpua, u privatizua, u shndërrua në një parti ku u shkelën idealet, u stimulua epshi i xhvatjes të pasurive shqiptare, u nxit pabesia, mashtrimi, u vadit servilizmi, frika dhedyfytyrësia.
Është rast i artë për ti rikujtuar të gjitha këto, kur fajtori numër një, pranonse shqiptarët nuk e duan më. I bindur se as anëtarësia e partis렠që ai kalbëzoi nuk e do më, deklaroi hapjen e rrugës për një lider të ri.
Të gjithë shqiptarët duan një shëndoshje të Partisë Demokratike, njëshëndoshje të vërtetë dhe jo formale siç po e duan ish-kryetari me dy aktorët e farsës që po luhet. Shqiptarët dhe të huajt dashamirës duan një Opozitë tëshëndetshme, shumë më të mirë se kjo që erdhi në pushtet. Cilësia e demokracisësë një vendi duhet lexuar te Opozita, pasi kundërvënia, vigjilenca dhe bashkëpunimi i saj është çështje vitale për një shoqëri njerëzore. Opozita ia bën jetën të vështirë qeverisë, por ua bën të lehtë qeverisjen popullit.
Është rast i artë për anëtarët veteranë që në këtë proces zgjedhor të thonë, paatë frikën nga gogoli, ato që kanë menduar me gojë të kyçur.
Është një rast i artë për anëtarët e Byrosë Politike të PD-së, pjesa më e madhe e të cilëve me PD-në janë divorcuar dhe rimartuar, kanë kandiduar për kryetar në ca zgjedhje të shtrembëruara dhe kanë goditur me kokë murin shkëmbor. Ata kanë rastin të flasin për ndotjen e tyre, për mëkatet personale dhe kjo do ti jepte energji një analize globale, të cilën Berisha nuk e do. Nuk e do pasiai e ndjen që i vetmi vend ku mbetet të flitet mirë për të është partia e tij, dhe po u nxinë bëmat e tij edhe në gjirin e partisë, atëhere katastrofa merr përmasat e fundit të botës.
Është një rast i favorshëm për Olldashin, që një javë para votimeve, tëtërhiqet nga gara dhe ti sjellë zgjedhjet në dimensionin real që ato kanë në tëvërtetë, që sjanë gjë tjetër, pra, - veç një noterizim i trashëgimtarit të caktuar.Zoti Olldashi i mban mend, por unë i lyp ndjesë ti rreshtoj vetëm dy a tri nga farsat zgjedhore në PD.
Që të tingëllonin si zgjedhje të lira për kryetar partie, dhe që të ruaninformën e garës, Berisha caktoi në një rast të ndjerin Arbnori, që ti bënte rivalin. Mbahet mend përgjigja historike e Arbnorit kur e pyetën se si e mendonte rezultatin: Un - tha Pjetri, - kam shumë miq dhe dashamirës në kët parti, por un iftoj ata tvotojn për kundërshtarin tem, se na nuk kena ma të mirë se aj. Edhe unvetë për të kam me votue! Ca vite më vonë, një anëtar tjetër i Byrosë Politike, Genc Pollo, mori guximin, pa marrë më parë autorizimin e Sekretarit të Parë dhe në zgjedhjen e radhës kandidoi për tu bërë kryetar. Dhe i kish të gjitha kartat nërregull, i gjori! Ishte jo dokushdo, por nënkryetar i Berishës! Pra, teorikisht, për të bërë rokatën, ishte njeriu më i afërt me përsosmërinë! Përsosëmeria, – dihej, - ish kryetari që gjendej mbi fron! Por kryetari lejon ta rivalizojnë vetëm ata që ngarkon ai. I pacaktuari Pollo u sha, u përbuz, u dhunua. Kalimi i tij para selisë shoqërohej me fishkëllima, deri sa ai hoqi dorë nga gara dhe e la Berishën fillikat që të dilte ipari pa asnjë kundërshtar. (Çudi si nuk garon Polloja këtë radhë! Ishte rasti më i mirë për të. I janë shuar ambiciet, apo e ka përvetësuar mësimin?!). AtëkohëBerisha qe tërbuar nga lënia që i bëri garës nënëkryetari i tij dhe kërkoi ti sillninpër të mundur një kandidat tjetër më të mirë. Lipsej të krijohej tensioni zgjedhor,sikur Berisha do ta fitonte zgjedhjen me spazma zemre. U mundua të gjente dikëqë të tingëllonte i ndryshëm nga vetja e tij. Pra jo një ish-komunist, siç ishte vetë, por një ish-ballist, një njeri që i kish ardhur dita të kryesonte partinë e parëantikomuniste. Thirri zotin Uran Butka dhe e urdhëroi të mbrehej me të. Butka nuk ia prishi qejfin e farsës dhe, i trembur, se mos vërtet fitonte mbi shefin, e hodhi dhe ai votën si Arbnori. Djali i komandantit të nderuar ballist, me kënaqësinë e plotë qëtë sjell fitorja, e humbi ndeshjen. Fitoi komunisti Në vitin 2009, pastaj,komunisti ynë i rrallë e ndjeu qesharakërinë e zgjedhjeve të tija të shumta nëShqipëri dhe në parti. Me kokën lart doli kandidat i vetëm për kryetar. Deputetëtdhe militantët demokratë e pritën me ankth rezultatin. Dhe zoti Olldashi e di se kush triumfoi në garën pa asnjë konkurent, apo jo?
Farsa e radhës që përgatit sot ky autor i njohur farsash dhe kryeqeveritar nëikje, jep edhe motivime të tjera më të thella. Është një rast i artë edhe për fuqizimin e partisë dinjitoze të FRD-së, e cila na jep shpresë të jetë ajo PD, që u nis para 20 e ca vjetësh, por e dislokuar tani në një seli, ca më tej parlamentit. Se sot PartinëDemokratike e përbëjnë të gjitha ata që, ose i kanë kthyer me neveri krahët, ose po sfidojnë autokratin shëmbullor. Është një rast nga më të rrallët që anëtarësiaaktuale e PD-së, ta kërkojë masivisht jetën politike krah një ish-nënkryetari tjetër tësaj, zotit Bamir Topi. Deputetët e rinj, (jo shokët e Berishës-junior),dhe liderëtdemokratë të periferisë mund ta shohin fare mirë veten në një mjedis më të ajrosur,në atë të FRD-së. Kështu pronarëve të PD-së iu mbeten karriget e Parlamentit, demokratëve të thjeshtë iu mbetet partia. siç e shpreh fort bukur në një opinion, shfaqur para dy ditësh në gazetën Shqip, i nderuari Besnik Gjongecaj, përcoincidence, një ish- nënkryetar tjetër i PD-së, edhe ky! Është një rast i shkëlqyer për masën e demokratëve të vuajtur për ti nënvizuar Berishës historinë e njëndërtimi pa lejë, mandatin e Kastriot Islamit! Le tia lënë Kaçit partinë, selinë,dhe kryesinë e grupit parlamentar!…
Një rast i favorshëm është ky edhe për Presidentin Nishani, që të flakë tej pelerinën e kukllës që mundohen ti hedhin mbi supe, edhe ata që e vunë, edhe ata që e pritën me fishkëllima caktimin e tij.
Por mbi të gjitha është një
