ISKSH, rritet numri i sigurimeve shëndetësore vullnetare
Procedurat që duhen ndjekur nga qytetarët për të përfituar shërbime falas. Mënyra e pagesës për të gjithë personat që duan të sigurohen vullnetarisht
Emanuela Sako
Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë të sigurohen vullnetarisht për të përfituar lehtësira në marrjen e barnave. ISKSH-ja bën të ditur se numri i të siguruarve vullnetarisht dhe në rrugë të tjera ka ardhur duke u rritur. Duket se shumica e qytetarëve e shohin si një rrugë më të mundshme për të përfituar barna me kosto të ulët apo ulje të tarifave për ekzaminime të ndryshme. Kategoritë që përfitojnë janë paksa specifike, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre nuk janë në marrëdhënie pune. Detyrimisht kjo kategori duhet të regjistrohet për përfitime, pasi nuk mund të ketë as sigurime shoqërore dhe as shëndetësore. Po kështu, e njëjta mundësi përfitimi është edhe për emigrantët apo studentët që ndodhen jashtë vendit. Sipas ISKSH-së, nga të dhënat e fundit rezulton se 280 mijë persona më shumë kanë frekuentuar mjekun e familjes, që do të thotë se një numër i lartë i qytetarëve janë siguruar edhe në mënyrë vullnetare, përveç atyre kategorive që ISKSH-ja e ka detyrim t’u lidhi sigurime shëndetësore. Ndërsa numri i personave që përfitojnë sigurime shëndetësore në total arrin në 600 mijë.
Sigurimi
Të gjithë të siguruarit në mënyrë vullnetare duhet të paguajnë kontributin në masën e përcaktuar për një periudhë kohe një vit. Më pas pagesat bëhen si parapagim dhe për periudha jo më pak se tre muaj. Masa e kontributit është 3.4% e pagës mujore minimale të përcaktuar çdo vit me vendim të qeverisë. Qytetarët që duan të sigurohen në mënyrë vullnetare duhet të drejtohen pranë drejtorive rajonale të ISKSH-së, ku mund të marrin sqarimet përkatëse dhe të bëhen pjesë e skemës së sigurimeve. Pjesë e kësaj skeme mund të bëhen kategori të caktuara të qytetarëve, si gratë apo burrat që nuk kanë punuar asnjëherë dhe që janë në moshë pune. Po kështu mund të përfshihen emigrantët, një kategori e caktuar e studentëve etj.
Personat
Kategoritë që mund të sigurohen në mënyrë vullnetare janë disa dhe të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë listë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e skemës së përfitimit nga ISKSH-ja. Në këto kategori përfshihen të gjithë ata qytetarë që nuk kanë qenë ndonjëherë në marrëdhënie pune, ata që nuk kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë, ata që nuk përfitojnë të drejtën për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë dhe janë në prag të moshës së pensionit të pleqërisë. Pjesë e skemës mund të bëhen edhe ata qytetarë që ndodhen jashtë kufijve të vendit. Të tillë janë
studentët shqiptarë që vazhdojnë studimet pasuniversitare dhe specializimet jashtë shtetit dhe duan të përfitojnë nga skema kur ndodhen në Shqipëri. Njëkohësisht, në këtë kategori janë emigrantët shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë shtetit dhe kërkojnë të përfitojnë për periudhën kur ndodhen në Shqipëri. Mund të sigurohen vullnetarisht personat që kanë periudha shkëputje nga puna me leje, pa të drejtë page, si edhe të gjitha rastet që i vlerëson ISKSH-ja. Personi që kërkon të sigurohet vullnetarisht, në bazë të Rregullores së Sigurimit Vullnetar, lidh një akt-marrëveshje me Drejtorinë Rajonale të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, në të cilën përcaktohet shuma e kontributit që personi duhet të paguajë, mënyra e pagesës si edhe përfitimet nga skema.
Përfituesit
Shtetasit mund të sigurohen vullnetarisht në rastet kur:
nuk kanë qenë ndonjëherë në marrëdhënie pune;
nuk kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë;
nuk përfitojnë të drejtën për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë dhe janë në prag të moshës së pensionit të pleqërisë;
janë studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet pasuniversitare dhe specializime jashtë shtetit dhe duan të përfitojnë nga skema kur ndodhen në Shqipëri;
janë emigrantë shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë shtetit për periudhën kur ndodhen në Shqipëri;
kanë periudha shkëputje nga puna me leje pa të drejtë page;
si dhe të gjitha rastet që i vlerëson ISKSH-ja.
Dokumentet që dorëzohen në DRSKSH
Certifikatë lindje
Vërtetim për vendbanimin e tij
Deklarim nga mjeku i përgjithshëm ose i familjes për gjendjen e tij shëndetësore
Kërkesë me shkrim
10 Mars 2009