E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC-ja sjell shërbimin e ri të mesazheve me ikona



Pas internetit, AMC-ja sjell një tjetër shërbim novator për të rinjtë në telefoninë celulare. AMC-ja njofton lançimin e një mënyre të re komunikimi, të quajtur “Zlango” dhe kështu u ofron abonentëve të vet mundësi të reja në komunikimin me mesazhe, që do të ofrohet falas deri në fund të prillit. Pas kësaj date, një ZMS do të kushtojë 15 lekë (pa TVSH). Me “Zlango”, vendin e fjalëve në mesazh e zënë ikonat. Siç dihet tashmë, një pamje vlen sa mijëra fjalë. Ky shërbim i ri u drejtohet kryesisht të rinjve dhe synon të ofrojë një mjet komunikimi, por edhe të argëtojë ata që e përdorin. Fillimisht përdoruesit duhet të instalojnë programin “Zlango” në celularët e tyre. Për këtë, ka disa mënyra: Duke dërguar një SMS falas me tekstin “Zlango” tek numri 15155. Abonentëve u vjen një mesazh me adresën e internetit, ku mund të shkarkojnë programin. Kjo mënyrë kërkon që abonentët të kenë aktivizuar më parë internetin në celularët e tyre, duke lidhur celularin me kompjuterin. Abonentët hyjnë në faqen zyrtare të AMC-së (www.amc.al) dhe aty mund të shkarkojnë programin “Zlango” për celularët përkatës falas në dyqanet AMC. Kur hapin për herë të parë programin “Zlango” në celular, abonentët duhet të caktojnë një pseudonim e të regjistrohen. Më pas mund të dërgojnë e të marrin mesazh “Zlango”, ose thënë ndryshe ZMS.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›