E Martë, 3 Nëntor 2026

ISLAMABAD – India godet Pakistanin pas masakrës në Kashmir

ISLAMABAD, 7 maj /ATSH/- India sulmoi sot Pakistanin dhe Kashmirin pakistanez, sipas “Reuters”.

Pakistani tha se kishte rrëzuar pesë avionë luftarakë indianë në luftimet më të ashpra në më shumë se dy dekada midis dy vendeve.

Sulmet indiane ndaj objektivave në provincën më të populluar të Punjabit në Pakistan ishin sulmet e para – që nga lufta e tyre e fundit në shkallë të plotë – më shumë se gjysmë shekulli më parë – duke shkaktuar frikën e një përshkallëzimi të mëtejshëm të armiqësive ushtarake.

India tha se kishte goditur nëntë vende pakistaneze të “infrastrukturës terroriste” – disa prej të cilave – të lidhura me një sulm nga militantët islamikë ndaj turistëve hindu – që shkaktoi vdekjen e 26 personave në Kashmirin Indian, muajin e kaluar.

Islamabadi tha se gjashtë vende pakistaneze ishin në shënjestër dhe se asnjëra prej tyre nuk ishte kamp militantësh. “Të paktën 26 civilë u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën”, tha një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.

“Forcat indiane sulmuan selinë e grupeve militante islamike Jaish-e-Mohammed dhe Lashkar-e-Taiba”, tha një burim indian i mbrojtjes.

“India ka treguar vetëpërmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, tha Ministria indiane e Mbrojtjes në një deklaratë.

Islamabadi e quajti sulmin një “akt flagrant lufte” duke shtuar se kishte informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Pakistani kishte të drejtën për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme agresionit indian. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›