ISSH- kontroll dosjeve të pensioneve të pleqërisë
Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të kontrollojnë të gjitha dosjet e pensioneve të pleqërisë. Jane konstatuar disa abuzime në vlerën e miliona lekëve në dosjet e pensioneve të pleqërisë dhe të ish-minatorëve.
Në dosjet e këtyrë të fundit, pra të ish-minatorëve janë vërejtur rreth 136 milionë lekë abuzime. Për këtë arsye Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të kontrollojë të gjithë pensionet e pleqërisë që prej viti 2003. ISSH-ja ka konstatuar 218 raste të tilla abuzimesh, të cilat janë dërguar për ndjekje penale.