Irak- kamikaz, 50 të vdekur
Është 50 numri i të vdekurve dhe më shumë se 30 i të plagosurve nga atentati kamikaz që ndodhi sot në veri të Irakut.
Televizioni satelitor Al Xhazira ka treguar se burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shpërthimi ndodhi në fshatin e Abu Mohammed, 100 kilometra në jug-përendim të Touz Kornatos në provincën e Kirkukut.
Kamikazi ka shpërthyer veten gjatë një funerali ku shumica e pjesëmarrësve ishin milicë të një grupi të vetëmbrojtjes civile, që i përkasin klanit syni të Al Asauit.