Vlorë- vodhi 1 miliard lireta në '98, arrestohet në 2008
Është ndaluar sot Armando Muçi, i dyshuar si grabitësi i biznesmenit të çimentos në Vlorë, Sulo Shehu.
Vjedhja ka ndodhur 10 vjet më parë dhe është denoncuar nga biznesmeni Shehu. Megjithatë kapja e autroit është bërë vetëm ditën e sotme nga operacioni policor 'Vjedhja e Shekullit'. 37-vjeçari Muçi është ndaluar në sajë të bashkëpunimit të Policisë së Vlorës me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas tyre Armando Muçi dyshohet se ka grabitur 1 miliardë lireta nga kasaforta e banesës së Sulo Shehut.