Shtyhet seanca dëgjimore e 3 drejtuesve të kompanisë së AEY
Seanca dëgjimore në kongresin amerikan për 3 drejtuesit e kompanisë AEY, mes të cilëve edhe presidenti 22-vjeçar Efraim Diveroli, i cili pritej të dëshmonte sot përpara komisionit të reformave qeveritare të drejtuar mga Henry Waxman.
Shkak ka qenë axhenda e ngjeshur e kongresit, por ende nuk është caktuar një datë për seancën e radhës.
Për të dëshmuar janë thirrur edhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes rreth faktit që një kompani me probleme serioze si AEY ka përfituar kontrata qeveritare në shifrën 300 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2007.
Ky skandal ka prekur edhe Shqipërinë pasi Diveroli akuzohet se ka mashtruar Pentagonin pikërisht me armët e blera nga MEICO, të cilat dilnin nga depot e Gërdecit.
Mësohet se Efraim Diveroli tregtari i armëve është tashmë në hetim pasi dyshohet se i ka shitur municione të ndaluara kineze qeverisë amerikane.
Firma e tij po konsiderohet si shembull i mashtrimit dhe keqmenaxhimit lidhur me dhënien e kontratave për bizneset e vogla dhe minoritare nga ana e autoriteteve federale amerikane.