E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH Kush perfiton nga skema e sigurimit vullnetar



Instituti i Sigurimeve Shoqerore publikon skemen e sigurimit vullnetar per te gjitha kategorite qe perfitojne nga kjo skeme. Ky institucion percakton perfitimet nga skema e sigurimit vullnetar dhe fushat te cilat ajo mbulon. Nga sigurimi vullnetar mbulohen kater fusha sigurim vullnetar per vitin korent per periudha te kaluara per me shume te ardhura si dhe sigurim vullnetar per deget e tjera te sigurimit.

Perfituesit
Nga skema e sigurimit vullnetar mund te perfitojne te gjithe shtetasit shqiptare qe kane mbushur moshen 18 vjec dhe akoma nuk u ka lindur e drejta per ndonje perfitim nga skema e sigurimit te detyruar. Perfitues mund te jene edhe personat qe per nje kohe dhe shkaqe te caktuara nuk mund te sigurohen nga skema e sigurimit te detyrueshem. Ata qe jane te siguruar ne skemen e sigurimit te detyrueshem dhe kerkojne qe nepermjet sigurimit vullnetar te rrisin te ardhurat e tyre mund te perfitojne nga kjo skeme. Ne kete skeme perfshihen edhe shtetasit qe nuk jane pjesemarres ne skemen e te vetepunesuarve ne bujqesi. ISSH ben te ditur se cfare perfitohet nga skema e sigurimit vullnetar. Personi qe ka paguar kontribut per sigurim vullnetar pasi ploteson kushtet e percaktuara ne Ligjin Nr. 7703 date 11.05.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise eshte perfitues sipas rastit i pensionit baze te pleqerise si dhe pensionit te pjesshem te pleqerise. Ai mund te jete gjithashtu perfitues i pensionit te reduktuar te pleqerise pensionit te invaliditetit dhe pensionit te pjesshem te invaliditetit. Personi i siguruar per vitin korent dhe qe ka paguar kontribute deri ne nivelin maksimal pasi ploteson kushtet e Ligjit Nr. 7703 date 11.05.1993 eshte perfitues sipas llogaritjeve i pensionit te pleqerise mbi kufirin e pensionit baze dyfishit te pensionit baze te pleqerise. Ne sigurimin vullnetar pasi jane plotesuar kushtet e Ligjit Nr. 7703 date 11.05.1993 ben pjese edhe pensioni familjar.

Sigurimi

Sigurim vullnetar per vitin korent mund te paguajne te gjithe shtetasit shqiptare qe kane mbushur moshen 18 vjec dhe nuk mund te sigurohen ne sistemin e sigurimit te detyrueshem ne sistemin e te vetepunesuarve ne bujqesi apo qe atyre qe nuk u ka lindur e drejta per ndonje perfitim nga skema e sistemit te detyruar. Masa e kontributit qe duhet te paguhet per sigurimin vullnetar nga personi i interesuar percaktohet nga koha kur behet pagesa aplikohet masa qe eshte ne fuqi ne momentin e kryerjes se pageses mase kjo qe miratohet me VKM per degen e pensioneve. Perfitimet nga sigurimi vullnetar per vitin koherent jane pensione baze pleqerie invaliditeti dhe familjar si dhe pensione me te larta se niveli baze sipas llogaritjeve mbi shumefishin e pagave te paguara.
Masa e kontributit qe duhet te paguhet per sigurimin vullnetar Pagesa aktuale per nje muaj sigurim vullnetar eshte 3 633 leke qe i korrespondon pages minimale mujore 16 820 leke x 21.6. Per vitin korent aplikohen zbritje ne varesi te kohes kur kryhet pagesa. Keshtu nese do te parapaguani per vitin ne vijim ne fillim te periudhave do te kete zbritje - 6 mbi shumen per nje pagese vjetore me kusht qe pagesat te realizohen brenda muajit janar - 3 mbi shumen per nje pagese 6-mujore me kusht qe pagesat te realizohen perpara fillimit te periudhes 6-mujore qe do te mbulohet me sigurim vullnetar - 1.5 mbi shumen per nje pagese 3-mujore me kusht qe pagesat te realizohen perpara fillimit te periudhes 3-mujore qe do te mbulohet me sigurim vullnetar. Por pagesat e vitit korent mund te behen edhe me shumefishin e kuotes minimale mujore 3 633 leke deri ne pesefishin e saj qe i korrespondon shumes mujore prej 18 165 lekesh. Edhe mbi keto shuma aplikohen zbritjet e mesiperme. Sigurim vullnetar per periudha te kaluara Sigurim vullnetar per periudhat e kaluara paguajne shtetasit qe kane mbushur moshen 18 vjec dhe qe nuk u ka lindur e drejta per ndonje perfitim nga skema e sistemit te detyruar shtetasit meshkuj per periudhen e studimeve pasuniversitare ata te cilet kane periudha te pambuluara nga sistemi i sigurimit te detyrueshem dhe deshirojne ti plotesojne ato nepermjet sigurimit vullnetar. Personat qe kane lene shtetesine shqiptare mund te bejne sigurim vullnetar per mbulimin e periudhave te kaluara nga data 01.01.1994 deri ne daten qe kane lene shtetesine. Perfitimet nga sigurimi vullnetar per periudhat e kaluara njihen si vjetersi pune e cila influencon ne plotesimin e kushteve per te perfituar nje pension dhe pension pleqerie invaliditeti dhe familjar ne nivel minimal. Sa eshte masa e kontributit per sigurim vullnetar per periudhat e kaluara Masa e kontributit qe duhet te paguhet per sigurim vullnetar nga personi i interesuar per mbulimin e periudhave te kaluara percaktohet nga koha kur behet pagesa aplikohet masa qe eshte ne fuqi ne momentin e kryerjes se pageses mase e cila miratohet me VKM per degen e pensioneve. Pagesa aktuale per te mbuluar periudha te kaluara behet vetem ne kuoten minimale dhe eshte 3 633 leke per nje muaj sigurim vullnetar. Kjo kuote i korrespondon pages minimale mujore 16 820 x 21.6. Ne keto pagesa nuk aplikohen zbritje. Shembull Shtetasi A. D. ka gjithsej 15 vjet periudhe kohore te ndare ne 12 vjet periudhe sigurimi dhe tre vjet te pambuluar me sigurim. Ai deshiron ti mbuloje keto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit qe do te paguhet nga shtetasi A. D. do te jete e barabarte me pagesen aktuale mujore per sigurim vullnetar e cila aplikohet e tille per gjithe periudhen trevjecare. Me konkretisht pagesa aktuale per nje muaj sigurim vullnetar eshte 3 633 leke x 12 muaj x 3 vjet = 130 788 leke.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›