E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika fiskale krahasimi mes BE-se dhe Shqiperise



Ne nje ere te re te zhvillimit ekonomik te globalizmit dhe integrimit roli i sistemeve fiskale dhe ndikimi i tyre mbi shoqerine dhe ekonomine eshte i konsiderueshem. Ne keto kushte pranimi ose refuzimi i taksapaguesve ka nje efekt te rendesishem mbi nderhyrjen e shtetit me ane te mjeteve te tij specifike ne te gjithe aktivitetin shoqeror. Fiskaliteti mund te konsiderohet si nje nevoje per te kompensuar boshlleqet per nje politike autentike europiane te zhvillimit ekonomik. Sistemet fiskale perfaqesojne nje faktor kyc ne influencimin e cdo ekonomie.

Ne Bashkimin Europian politika fiskale ka mbetur nen autoritetin e qeverisjes se secilit shtet anetar nderkohe qe politika monetare eshte pergjegjesi dhe atribut i Bankes Qendrore Europiane. Sipas mendimit te shumices kjo gjetje nuk prodhon rezultatet me te mira duke rezultuar ne nje qeverisje ekonomike te cunguar. Nderveprimi i politikes monetare me politiken fiskale dhe ate te te ardhurave eshte thelbesor per realizimin simultan te stabilitetit te cmimeve te ekuilibrit te zhvillimit dhe te mobilizimit te fuqise punetore.

Bashkimi Europian ne politiken e tij bazohet mbi tre funksionet klasike te financave publike funksioni i shperndarjes stabilizimit dhe rishperndarjes. Duke realizuar shperndarjen e burimeve ne drejtime te ndryshme ne perputhje me nivelin e pelqyeshmerise se konsumatoreve rritet mireqenia e tyre. Funksioni i stabilizimit i pergjigjet perpjekjes per te optimizuar shperndarjen e burimeve nga pikeveshtrimi monetar perpjekje qe rezultoi pashmangshmerisht ne zgjedhjen e nje monedhe te vetme. Nderkohe qe funksioni i rishperndarjes perballet me veshtiresi jo vetem sa i perket realizimit por edhe legjitimitetit te tij pasi faktoret e medhenj qe prodhojne te ardhura po behen gjithnje e me te ndryshueshem duke e bere gjithnje e me te veshtire realizimin e rishperndarjes per secilin shtet ne menyre te pavarur nga tjetri. Nga ky pikeveshtrim decentralizimi i funksionit te rishperndarjes i praktikuar nga BE-ja dekurajon sistemet kombetare te rishperndarjes duke prekur jo vetem pranimin por edhe legjitimitetin e integrimit ne BE. Sipas optikes se BE-se legjitimiteti varet nga zotesia per te zgjidhur problemet me efikasitet dhe nga kapaciteti per te furnizuar te mirat publike qe duan njerezit. Kjo doktrine perqendrohet ne perfitimet e prekshme dhe materiale te cilat jane rrjedhoje e statutit te anetarit BE-se. Me fjale te tjera BE-ja si nje entitet qe zgjidh probleme i korrespondon fare mire modelit neoklasik dhe atij neoliberal te autonomise dhe ndervaresise subsidiaritetit se tregut i cili perben themelin e krijimit te nje tregu te vetem europian. Kur vjen fjala te fiskaliteti dhe politika fiskale BE pret qe shtetet anetare ti zgjidhin vete problemet e brendshme duke u gjendur gjithe kohen nen nje kercenim te vazhdueshem nga mungesa e perkufizimit te qarte te sferes se kompetences ne nivel kombetar nga ajo ne nivel europian. Shembulli me i mire ne kete sens vjen nga Traktati Mastrihtit i cili ndalon shprehimisht BE-me ti ofroje ndihme qeverive qe perballen me nevojen e financimit te deficitit buxhetor duke e bere mbulimin e borxhit publik nje problem kompleks per te gjitha shtetet anetare. Ne kontekstin e krizes aktuale financiare dhe te zgjerimit te BE-se shtetet e Europes Qendrore dhe Lindore demonstrojne nje nevoje akute sa i perket nje zgjidhjeje per financimin e deficitit buxhetor. Sa i perket logjikes se perdorur ne filozofine e perdorur per te perkufizuar politiken financiare te perbashket kontraktimi i nje huaje masive perben nje shenje te thyerjes se disiplines qe mund te trazoje tregjet financiare nderkombetare nepermjet daljes masive te kapitalit dhe per rrjedhoje dobesimin e monedhes europiane.
Megjithate ka edhe situata qe perbejne nje perjashtim nga ky rregull sic eshte rasti i Rumanise. Gjithsesi per parandalimin e ketyre situatave lipset qe BE te braktise principin e ndervaresise subsidiaritetit ne favor te reglementimit me karakter disiplinues te perbashket.
Sistemi unik i qeverisjes shumellojshmeria e rajoneve dhe kerkesave permbajtja heterogjene dhe zgjerimi i vazhdueshem i ketij bashkimi drejt vendeve me nje problematike shume komplekse bejne qe as teoria federaliste dhe as ajo e ndervaresise subsidiaritetit te mos gjejne nje zbatim pa kufizime. Kur nje shtet i bashkengjitet bashkimit monetar ai heq dore nga nje ri prej dy instrumenteve makroekonomike politika monetare por mban kontrollin mbi politiken fiskale. Politika fiskale e BE-se perballet me nje deficit madhor implementohet shume ngadale. Projektimi i buxhetit eshte nje proces i gjate dhe i komplikuar i cili duhet te siguroje nje parashikim financiar afatgjate. Gjithnje vendimmarrja e shteteve anetare gjate ushtrimit te sovranitetit te tyre ne fushen monetare prekin pazgjidhmerisht edhe shtetet e tjera duke gjeneruar gjithmone nevojen e koordinimit te veprimeve dhe vendimeve. Per keto arsye BE perballet me tre probleme madhore nevoja per imparcialitet zgjerimi i bashkimit dhe kufizimet e imponuara nga Bashkimi Monetar. Ne keto kushte nuk mund te pritet qe politika e perbashket fiskale te kete nje impakt ne te gjitha fushat e saj por ne te njejten kohe as te respektohet principi i ndervaresise subsidiaritetit pa siguruar nje ndarje te qarte te kompetencave ne nivel kombetar nga ato ne nivel europian. Politika fiskale komunitare imponohet me veshtiresi ne hapesiren europiane per shkak jo vetem te veshtiresive institucionale me te cilat perballet por edhe te pengesave qe krijohen nga vete shtetet anetare. Per te perafruar fiskalitetin e shteteve anetare BE perdor dy instrumente harmonizimin dhe bashkepunimin fiskal. Politika fiskale gjendet ne qender te legjitimitetit politik. Perqendrimi ne modelin e legjitimitetit teknokratik ose modelin komunitar te BE-se parandalon hartimin e nje politike fiskale koherente e cila mund te ishte frytdhenese sa i perket rritjes se nivelit te jeteses dhe mireqenies komunitare.
Shtetet e Gadishullit Ballkanik pervec Greqise kane kaluar nje tranzicion te veshtire ekonomik per shkak se ishin te pamesuara me tregun e lire dhe rregullat e tij. Shume here percaktimi i nje politike fiskale ka perbere nje problem te madh ne vetvete. BE perben per keto shtete nje objektiv qe duhet arrire me cdo kusht por qe dita-dites duket gjithnje e me i veshtire. Ne kushtet kur legjislacioni i vendeve anetare modelohet sipas asaj europiane ne nje levizje te vazhdueshme perafrimi dhe harmonizimi vende si Shqiperia hasin veshtiresi te dukshme per te mbajtur kete ritem duke u kushtezuar nga problemet e brendshme institucionale dhe nga mungesa e nje politike fiskale afatgjate dhe parashikuese. Legjitimiteti eshte nje burim fuqie eshte nje kerkese e pazevendesueshme per nje politike fiskale efikase pasi pa nje pranim kolektiv te zgjedhjeve aktuale ose te rregullave te pergjithshme sipas te cilave individet do te taksohen duke u privuar nga nje
pjese e pasurise se tyre shperndarja optimale e burimeve ne perputhje me kerkesat kolektive nuk mund te realizohet. Efikasiteti i masave te politikes fiskale dhe uniformizimi i ketyre masave jane dy argumente te cilat kembengulin jo vetem ne politiken fiskale europiane por edhe ne ate te shteteve aspirante per integrim. Harmonizimi dhe perafrimi i vazhdueshem i politikes fiskale sipas kerkesave kolektive te shteteve anetare eshte teper i nevojshem per tu perballur suksesshem me situatat e deficitit dhe krizes por edhe me nje te ardhme ne levizje te vazhdueshme ekonomike. Politika fiskale europiane duhet kuptuar ne detaje dhe me pas ajo duhet raportuar sipas nevojave dhe kerkesave te secilit shtet anetar apo aspirant per tu gjetur ngjashmerite dhe per tu reduktuar ndryshimet.
Ne Rumani dhe ne Shqiperi reforma fiskale eshte ende duke u zhvilluar. Qellimi i kesaj reforme eshte eliminimi i gabimeve te se shkuares duke siguruar ekuilibrin dhe efikasitetin per nje politike fiskale optimale. Per Rumanine tashme anetare e BE-se elementi me i rendesishem eshte perafrimi i legjislacionit fiskal sipas modelit BE duke mbajtur parasysh strukturen shoqerore politike dhe ekonomike te brendshme. Per nje ekonomi te zhvilluar roli i politikes fiskale eshte mobilizimi total per sa eshte i mundur i fuqise punetore dhe stabilizimi i ekonomise nderkohe qe per vendet ne zhvillim qellimi i saj eshte krijimi i nje mjedisi te favorshem per nje rritje ekonomike sa me te shpejte. Ne keto kushte efikasiteti i tatimit varet nga stabiliteti legjislativ norma juridike dhe akte normative te qarta qe nuk lene vend per interpretime arbitrare ulja e shpenzimeve qeveritare dekurajimi i evazionit fiskal dhe i ekonomise informale nje perafrim me i shpejte i legjislacionit europian. Shqiperia vuan nga mungesa e nje orientimi fiskal afatgjate dhe mungesa e nje plan-veprimi qe ti adresoje ekonomise nje pjese e madhe e se ciles eshte informale. Qeverite postkomuniste nuk kane arritur te vene ne zbatim nje politike fiskale te sakte te udhehequr nga principet e pergjithshme te fiskalitetit e cila ti beje balle kerkesave te BE-se. Aktet normative qe qeverisin politiken fiskale shume here jane te paqarta ne dispozitat e tyre nuk percaktojne rregulla te qarta te tatimit duke i lene freret e lire interpretimit dhe abuzimit. Si shembull per kete sherben i gjithe legjislacioni tatimor ne fuqi qe nga ligji per shoqerite tregtare tek ai i regjistrimit ne Qendren Kombetare te Regjistrimit dhe me i fundit ai i procedurave tatimore i cili shkel qarte dispozitat kushtetuese.
Megjithese Shqiperia nuk vuajti pasojat e krizes ekonomike boterore ajo gjendet ende ne kerkim te burimeve financiar qe mungon pasi deri me tash burimi me i madh i te ardhurave financiare per Shqiperine kane qene remitancat ne nje kohe kur si bujqesia komplet e pastimuluar dhe e neglizhuar si ndermarrjet e vogla dhe te mesme nuk luajne rolin qe duhet ne mobilizimin e fuqise punetore dhe uljen e nivelit te inflacionit. Deficiti buxhetor eshte luhatur ndjeshem vit pas viti duke detyruar qeverine te kontraktoje borxhe te jashtme duke e rritur barren fiskale mbi tatimpaguesin. Ky deficit shkaktohet edhe nga nje mungese e madhe ekuilibri ndermjet shpenzimeve dhe te ardhurave ne buxhet duke e bere planifikimin e tij jo rrallehere nje mision te pamundur. Investimet e qeverise cdo fundviti jane te pamjaftueshme dhe jo rentabile pasi nje parashikim afatgjate i mundesive te brendshme mungon. Investimet ne infrastrukture jane shembulli me i mire ne kete sens. Politikat sociale ato te shendetit publik dhe ato te arsimit mungojne. Gjithashtu turizmi nuk ndihmohet me asgje duke i drejtuar perpjekjet ne drejtime pa ndonje perfitim ekonomiko-shoqeror apo mjedisor. Mosrespektimi i principeve te fiskalitetit aktet normative te paqarta te interpretueshme dhe abuzive dhe ndryshimi i shpeshte i legjislacionit krijojne nje mjedis shume te paqendrueshem ekonomik dhe jo te favorshme per zhvillim. Ne keto kushte eshte nje kerkese sine qua non nje sjellje e pergjegjshme nga ana e qeverise me qellim stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik duke kontrolluar dhe planifikuar me mire investimet dhe borxhin publik. Ne krahasim me shtetet e tjera te rajonit Shqiperia eshte ende ne kerkim te nje modeli fiskal stabel. Reforma fiskale nuk duhet perqendruar vetem ne sasine e tatimit por gjithashtu ne permbajtjen e normes ligjore sipas te ciles ky tatim i imponohet tatimpaguesit. Mbajtja e ekonomise ne nje pozite konkurruese nepermjet perdorimit efikas te instrumenteve makroekonomike eshte nje kerkese imperative per zhvillimin kombetar dhe pranimin ne Bashkimin Europian.

22 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›