ISSH apel emigrantëve: Paguani sigurimet
Emigrantët që kthehen në atdhe gjatë sezonit veror mund të shfrytëzojnë këtë periudhë për të paguar sigurimet shoqërore për vitet e mbetura. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të marrin pension kur të arrijnë moshën.
TIRANE-Emigrantët që kthehen në atdhe për pushime mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të siguruar vitet e punës që iu mungojnë, me qëllim përfitimin e pensionit kur të arrijnë moshën. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore shpjegojnë se emigrantët mund të sigurohen për periudhat që nga viti 2003 e deri tani, duke përfituar edhe nga lehtësitë që ofrohen për pagesat.
Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vetëm në Greqi dhe Itali, numri i emigrantëve shqiptarë llogaritet në rreth 1.2 milionë vetë, një pjesë e mirë e të cilëve i kanë paguar sigurimet shoqërore gjatë periudhës që kanë jetuar në Shqipëri. Drejtuesit e ISSH-së bëjnë të ditur se po bashkëpunohet me bankat në vendte fqinjë, me qëllim që emigrantët shqiptarë të paguajnë sigurimet shoqërore për vitet e mbetura pranë sporteleve të tyre.
(NEWS24/BalkanWeb)