E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- PD, Berisha: Rama armik i Durrës- Kukës

Berisha gjatë fjalës së tij, ku nuk ngurroi sërish të sulmonte kundërshtarin e tij politik. "Rama vendosi në gjoksin e Goran Bregovicit, celësin e bashkisë së kryeqytetit". 

KUKËS- Rruga Durrës- Kukës është një ndër arritjet kryesore të qeverisë ka thënë kryeministri Berisha në mitingun elektoral të zhvilluar në qytetin e Kukësit.

“Rruga Durrës- Kukës lidh cdo shqiptar, por edhe sikur të lidhte vetëm Kukësin me Tiranën, cdo kuksian e meriton atë” – tha kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij, ku nuk ngurroi sërish të sulmonte kundërshtarin e tij politik.

”Do t’i them zotit Rama, që erdhi këtu dhe derdhte lot krokodili dhe thoshte se me paratë e rrugës do të asfaltoheshin rrugët e Kukësit, zoti Rama do ta mësosh se rrugët e Kukësit po asfaltohen të gjitha.

Mos harroni se armiqësia e tij ndaj rrugës, nuk është vetëm armiqësi ndaj demokratëve, por është armiqësi ndaj socialistëve dhe kombit në tërësi.

Mos harroni se kur në këtë shesh vërshonin lumejtë e lotëve të dhimbjes së vëllezërve tanë, ky njeri u thurrte këngë e himne barbarive serbe mbi shqiptarë dhe ky është Goran Bregovici. Edi Rama tre vjet më parë i vendosi në gjoks celësin e bashkisë së kryeqytetit.

Berisha garantoi se një sërë investimesh të tjera janë gati për këtë qark, duke përmendur aksin Sopot- Krumë- Kukës, Kukës- Shishtavec etj.

Ai premtoi se Shishtaveci do të kthehet në një qendër turistike dhe i bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë për karta identiteti elektronike. Një thirrje tjetër kryeministri Berisha ia drejtoi emigrantëve që të kthehen në atdhe për të votuar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›