E Diel, 1 Nëntor 2026

ISSH ndan formularet per pensionet e parakohshme dhe suplementare te ish-ushtarakeve



Anilejda Shembitraku

ISSH-ja nis shperndarjen e nje formulari te ri per ish-ushtaraket qe ka te beje me pensionet suplementare dhe te parakohshme sipas ndryshimeve me te fundit qe jane bere nga qeveria. Ky fakt eshte konfirmuar per gazeten Albania nga Mehdi Pogaci kryetari i Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise SHKURSH. Ai ka theksuar se nga nje informacion i marre nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka nisur shperndarja e tij dhe do te duhet te plotesohet nga ushtaraket qe kryesisht jane perfitues te pensioneve te parakohshme dhe pensioneve suplementare.

Njoftimi
Prej disa ditesh u eshte derguar nje njoftim dikastereve perkatese dhe zyrave rajonale te sigurimeve shoqerore qe te fillojne te shperndajne formulare sidomos per ata qe kane perfunduar pagesen kalimtare dhe duhet te perftojne pension te parakohshem si dhe per pensionet suplementare - ka deklaruar Pogace. Sipas tij nga VKM-ja e re pritet qe perfundimisht problemet e pensioneve te ushtarakeve dhe kategorive te tjera te perfshira ne ligj te fillojne te marrin rrugen e duhur ligjore bazuar ne ligjet perkatese si dhe ne dy vendimet e Gjykates Kushtetuese per problemet e pensioneve te ushtarakeve.

Reagimi
Lidhur me hartimin e kesaj VKM-je Pogaci ka theksuar se Shoqates si perfaqesuesja e grupit te interesit si ankimuesja kryesore dy here e ligjit ne Gjykaten Kushtetuese dhe si fituese dy here ne kete gjykate nuk i eshte kerkuar mendim. Le te shpresojme qe VKM-ja nese eshte miratuar realisht ti kete zgjidhur drejt problemet qe ushtaraket te mos u drejtohen me dyerve te gjykatave ku per hir te se vertetes kane gjetur interpretimin e drejte te ligjeve dhe kane perfituar te drejtat e cunguara padrejtesisht ne menyre antiligjore - ka pohuar kryetari i Shoqates Pogaci. Ai u ka bere thirrje te gjitha shtresave te prekura nga ky ligj qe te drejtohen prane zyrave te ISSH-se per plotesimin e formulareve.

Mehdi Pogaci

Kerkesat e ushtarakeve ne rezerve dhe lirim

1- Te gjithe ushtaraket e dale ne pension para vitit 1992 te fillojne te marrin pensionin e tyre suplementar i llogaritur sipas ligjit 1 te pages mesatare referuese per cdo vit vjetersi sherbimi por jo me shume se 50 te mases se pensionit qe ata marrin.
2- Grupit te ushtarakeve te dale ne lirim ne vitet 1992-1998 tu paguhen kontributet e papaguara disa vite tu percaktohet paga referuese mesatare dhe tu rillogaritet pensioni i pleqerise dhe mbi kete baze tu rillogaritet edhe pensioni suplementar.
3- Pensionit te parakohshem ti hiqet tavani i vendosur nga Ligji Nr. 10142 i cili nuk lejonte me shume se dy pensione baze per ata qe kane dale ne rezerve para vitit 2006 dhe jo me shume se tre pensione baze per ata qe kane dale dhe do te dalin pas vitit 2006.
4- Te mos preket masa e pensionit te parakohshem apo dhe ai i pleqerise e suplementar i fituar me vendim te formes se prere te gjykatave ne rast se nga rillogaritja kjo mase del me e vogel se ajo e perftuar nga vendimet.

Vendimi i Kushtetueses

Ushtaraket ne rezerve e kundershtuan zbatimin e Ligjit Nr. 10142 i cili kufizonte masen e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi ne jo me shume se dy pensione baze. Gjykata Kushtetuese vendosi te shfuqizoje pjeserisht nenin 14 qe ka te beje me masen e pensionit te parakohshem nenin 27 teresisht qe ka te beje me ushtaraket e denuar nga gjykata dhe mbi te gjitha kufizon qeverine duke i bere nje interpretim nenit 29 te ligjit Per sigurimin shoqeror suplementar. Sipas interpretimit te Gjykates Kushtetuese asnje organ shteteror nuk ka te drejte te nderhyje ne vendimet e gjykatave qe kane percaktuar masen e pensionit per ushtaraket. Qeveria mund te nderhyje vetem ne rast se ka nder mend te rrise kete mase pensioni.

Nenet e ndryshuara
Neni 14
Masa e perfitimit te pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi
Neni 27
Perjashtimi nga perfitimi
Neni 29
Rillogaritja e te drejtave te njohura.

REAGIMI
Aleanca e Ushtarakeve sot ne nje konference per shtyp

Deklarata e ministrit Bode ka shkaktuar nje reaksion zinxhir ne te gjitha perfaqesite e kesaj shtrese. Sot ne oren 1030 ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar Aleanca Kombetare e Ushtarakeve do te mbaje nje konference per shtyp ne lidhje me deklaraten e ministrit Bode dhe prezencen reale te nje VKM-je e cila do te beje te mundur zbatimin e Ligjit Nr. 10142 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise duke u mbeshtetur ne vendimin e Gjykates Kushtetuese.

28 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›