Urdhri ndryshime ne pagat e nepunesve sipas diplomes
Albert Gjoka
Permbysje ne skemen e pagave ne administraten shteterore. Tashme nuk ka me shume rendesi eksperienca e punes por mjafton te kesh nje master apo kualifikime profesionale qe te perfitosh nje rroge me te larte madje me te larte se sa shefi apo drejtori. Pas miratimit te vendimit te Keshillit te Ministrave ne muajin korrik gazeta zbardh urdhrin e brendshem qe Ministria e Financave u ka derguar institucioneve shteterore qe ka te beje me te ashtuquajturin paga e diplomes e cila perllogaritet ne perputhje me ligjin ekzistues te Arsimit te Larte. Ky dokument eshte shperndare ne dhjetediteshin e pare te shtatorit dhe jep sqarime per te gjitha llojet e diplomave dhe pagat qe duhet te marre secili nepunes. Po ashtu saktesohen kerkesat qe ka cdo profil pune ne administrate sipas nivelit te diplomimit te nepunesit.
Udhezimi
Per cdo klase dhe kategori page emertesa e pages se diplomes eshte bere ne perputhje me legjislacionin ekzistues te Arsimit te Larte pra Diplome e Nivelit te Pare dhe te tjera te barasvlershme me to sipas legjislacionit te arsimit te larte Grupi 3 Diplome e Nivelit te Pare - Master i Nivelit te Pare Grupi 2 Diplome e Nivelit te Dyte ose Diplome e Integruar e Nivelit te Dyte dhe te tjera te barasvlershme me to Grupi 1 thuhet ne dokumentin e shperndare nga Ministria e Financave. Me tej jepen sqarime sipas llojit te diplomes duke u shprehur Percaktimi i Grupit te Diplomes pra 1 apo 2 apo 1 ose 2 apo 1 ose 2 ose 3 shpreh se pari vleren e pages se diplomes qe do te perfitoje nepunesi ne ate pozicion pune se dyti detyrimin qe nepunesi i emeruar ne nje pozicion pune te kete nivelin minimal te diplomes se percaktuar per kategorite e pozicionit te punes ku eshte emeruar. Per shembull nese ne pagen e diplomes per nje kategori pozicioni eshte percaktuar grupi i diplomes 1 nepunesi i emeruar ne ate pozicion duhet te kete detyrimit minimalisht nje Diplome te Nivelit te Dyte apo Diplome te Integruar te Nivelit te Dyte apo te barasvlershem me to sipas legjislacionit te Arsimit te Larte pra ne ate pozicion nuk mund te emerohet nje nepunes me nje diplome te nje niveli tjeter me te ulet se DND apo DiND.
Ne rastet kur per nje pozicion pune eshte percaktuar grupi 1 ose 2 ose 3 kjo do te thote qe nepunesi i emeruar ne ate pozicion duhet te kete minimalisht nje diplome te nivelit te pare - thuhet ne urdhrin e firmosur nga ministri Bode. Nderkohe vlera e pages se diplomes qe do te perfitoje nepunesi ne kete rast do te jete ne pershtatje me diplomen qe ai zoteron.
Ndryshimet
Ky eshte hapi i pare i klasifikimit te pagave duke marre ne shqyrtim pagen sipas diplomes. Ne dokumentin per qarkullim te brendshem theksohet se ne momentin e daljes se akteve nenligjore ne zbatim te ligjit te ri te arsimit te larte i cili ka ndryshuar edhe emertimet e diplomave universitare do te percillen edhe udhezimet e reja mbi menyren e aplikimit te tyre. Po ashtu sipas urdhrit cdo ministri apo institucion qendror buxhetor duhet te informoje te gjitha njesite shpenzuese ne varesi mbi ndryshimet qe percjellin vendimet e miratuara te pagave dhe te riparaqesin informacionin e ripunuar te databaseve prane Ministrise se Financave. Ne muajin korrik qeveria mori vendimin per rritjen e pagave ne te gjitha nivelet e administrates ndonese kete vit per shkak te krizes financiare perqindja ishte me e ulet sesa vitet e tjera.
DIPLOMAT SIPAS LIGJIT TE ARSIMIT TE LARTE
Date 22.07.2010
Neni 99/2
1 - Diploma e Nivelit te Pare DND te leshuara ose te ekuivalentuara me to para hyrjes ne fuqi te ketij ligji jane ekuivalente me diplomen universitare Bachelor.
2 - Diploma te Nivelit te Dyte DND dhe diplomat e integruara te nivelit te dyte DIND qe kane grumbulluar ne studimet universitare se paku 300 kredite te leshuara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji jane ekuivalente me diplomen universitare Master i shkencave dhe Master i arteve te bukura.
3- Diplomat e studimeve universitare qe kane zgjatur se paku 4 vite akademike tete semestra te leshuara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji jane ekuivalente me diplomen universitare Master i shkencave dhe Master i arteve te bukura.
4 - Diplomat Master i Nivelit te Pare MNP te leshuara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji jane ekuivalente me diplomen universitare Master profesional.
5 - Studimet universitare ne kuader te programeve te Shkolles se Magjistratures si dhe programeve te deritanishme te Shkolles Pasuniversitare te Studimeve te Thelluara SHPU dhe Master i Nivelit te Dyte MND njihen si te barasvlershme me diplomat universitare per specializime apo kualifikime postmaster. Keto studime mund te njihen pjeserisht ose plotesisht per studimet e doktorates ne perputhje me percaktimet e bera ne statutet e IAL-ve.
URDHRI
Qeveria rishikim te strukturave dhe sistemit te pagave
Keshilli i Ministrave miratoi me 9 shtator nje urdher per ngritjen e grupit te punes qe do te merret me rishikimin e strukturave organike dhe sistemin e pagave te institucioneve buxhetore. Sipas ketij urdhri grupi i punes kryesohet nga zevendesministri i Financave dhe ne perberje te kete keta anetare nje perfaqesues nga Ministria e Drejtesise dy perfaqesues nga Ministria e Financave dhe dy perfaqesues nga Departamenti i Administrates Publike. Ministrite dhe institucionet qendrore ngarkohen ti paraqesin grupit te punes cdo informacion qe do te kerkohet per strukturat organike dhe strukturat e nivelet e pagave - thuhet ne kete vendim. Grupi i punes therret ne mbledhjet e tij perfaqesues te ministrive apo institucioneve te ndryshme qendrore ne varesi te problematikave te konstatuara.
28 Shtator 2010