Meta: Rezultati, besim tek politika e LSI-së

Gjatë një takim me krer[ë të kësaj partie në rrethe, Meta vlerësoi rezultatet e arritura dhe punën e bërë veçanërisht në Tiranë.
“Në qytetin e Tiranës LSI ka arritur rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë, gati 70% më shumë vota se sa në zgjedhjet e vitit 2009. Po kështu edhe një falënderim për të gjithë Qarkun e Tiranës ku LSI ka gati mbi 30 mijë vota në këto zgjedhje dhe ku përsëri rezultati është gati 65% më i lartë se sa në zgjedhjet e fundit të vitit 2009”, theksoi Meta.
Sipas tij, mbështetja e dhënë për LSI-në nga qytetarët ishte një mbështetje e qartë e punës së bërë dhe besimit tek kjo forcë politike.
“Ishte konfirmimi i politikës së drejtë që ka ndjekur Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga 28 qershori i vitit 2009, i vendimeve të rëndësishme që i kanë shërbyer vendit dhe njëkohësisht ky rezultat është pikënisja jonë për zgjedhjet e ardhshme të qershorit të vitit 2013”, ka thënë Meta./Saimir Lleshi/Start/
2011-05-23 17:01