Berisha: Shqipëria, me potenciale të mëdha të tokës
Shqipëria edhe pse është një vend me tokë bujësore për frymë më të pakët në Europë ka potenciale të jashtëzakonshme.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha në një konferencë për ditën e tokës ndërsa ka garantuar se qeveria ka ndërmarrë e do vijojë me një sërë projektesh për mbrojtjen e saj.
Ndërsa paraqiti edhe dy projektet e qeverisë për mbjelljen e ullinjve dhe arrorëve, kryeministri Berisha theksoi se është me rëndësi të shfytëzohet çdo metër katror sipërfaqe toke.
Duke u ndalur në projektin e arrorrëve Berisha deklaroi se qeveria vendos të financojë fermerët që do mbjellin rrënjët e ullinjve dhe ky fond i dhënë po disafishohet nga vetë fermerët dhe qytetarët.
Kreu i qeverisë, pranoi se toka ka pësuar dëme serioze për shkak të ndërtimeve pa kriter të cilat janë të pranishme nga jugu në veri, por duhen bërë përpjekje që të orientohet për mundësitë që janë më të mëdha për vendin.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria do të bëjë përpjekje për të mundësuar që burimet e pafundme që mbart toka të shndërrohen në vlera për komunitetin.