PS padit KQZ ne Kolegjin Zgjedhor per rezultatin e Bashkise se Tiranes

Partia Socialiste ka dorezuar ne Kolegjin Zgjedhor nje kallezim per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Padia eshte bere lidhur me rezultatin perfundimtar te shpallur nga KQZ per Bashkine e Tiranes. KQZ mbylli dje procesin e nxjerrjes se rezultatit permbledhes ku u perfshine dhe votat e kontestuara. Komisioni me kater vota miratoi nje akt per kete gje e cila u kundershtua nga anetaret e KQZ-se Subashi dhe Lazaj dhe perfaqesuesit ligjor te PS-se ne kete institucion per shkelje te Kodit Zgjedhor.
Ne baze te rezultatit te KQZ-se rezulton fitues kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin Lulzim Basha me 81 vota epersi. Ndersa ne perfundim te numerimit te 485 kutive KQZ pati shpallur fitues kandidatin e koalicionit Aleanca per te Ardhmen Edi Rama me 10 vota avantazh.