ISSH zbardh listën e 184 përfituesve të rinj
18/04/2011 Krahas pensioneve të parakohshme caktohen masat për rillogaritjet, pensionet suplementare, të pleqërisë dhe invaliditetit
Pensionet për ushtarakët e liruar në detyrë, caktohen edhe qendrat e pagesës
Pas mbërritjes së dosjes nga ministritë e linjës, organet e sigurimeve shoqërore kanë përfunduar llogaritjet për caktimin e masës së pensionit për 184 ish-ushtarakë të tjerë që janë pjesë e skemës së trajtimit. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e përfituesve të rinj që u është llogaritur pensioni, si dhe qendrat e pagesës se ku ata duhet të paraqiten për të tërhequr pensionin. Pjesë e llogaritjeve kësaj radhe përveç pensioneve të parakohshme janë bërë edhe përfitimet suplementare për personat që kanë dalë në rezervë para vit 1991, rastet e rillogaritje, po ashtu janë caktuar pensionet suplementare të pleqërisë si dhe invaliditetit për një kategori të caktuar personash.
Ndonëse deri tani procesi i lidhjes së pensioneve për ushtarakët ka ecur me ritme të ngadalta, bëhet e ditur se kjo gjë do të ndryshojë, pasi institucionet do të përshpejtojnë procesin e dërgimit të të dhënave drejt organeve të sigurimeve, ku bëhet dhe llogaritja e përfitimit. Konkretisht në kërkesat dërguar ministrive sigurimet shoqërore kanë kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes dhe ndarjes së parave për përfituesit. Vetëm pas marrjes së formularëve të plotësuar sigurimet shoqërore kanë të drejtë të bëjnë llogaritjen e masave të pensionit, që do të jepet për secilën kategori. Ndërkohë të gjithë ushtarakët që mund të jenë të pakënaqur për llogaritjen e përfitimit ose për rillogaritjen e përfitimit, mund t’i drejtohen ISSH-së për rishikimin e masës së përftimit. Në rast se edhe kjo përgjigje është negative, në zbatim të Kodit Civil, kanë të drejtë t’u drejtohen gjykatave.
Maturantët
Vlerësimet nga semestrale
kalojnë në vjetore
Nuk do të ketë më provime semestrale për maturantët. Autoritet e arsimit bëjnë me dije se ky do të jetë viti i fundit që maturantët do të duhet të kryejnë provime semestrale për lëndët mësimore. Duke iu referuar ndryshimeve të bëra në ciklin e arsimit të mesëm, e veçanërisht në procesin e maturës shtetërore, specialistët e arsimit pohojnë se vlerësimet për maturantët nuk do të jenë më në nivel semestral, por vjetor. “Në shkollën e mesme nuk do të ketë më vlerësim semestral. Vlerësimi do të jetë vetëm vjetor. Për këtë ne kemi rivënë në zbatim udhëzimin e ministrit nr. 121, që flet për zhvillimin e konsultimeve sipas planeve të përcaktuara mirë”, - ka deklaruar kreu i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit Fatmir Vejsiu. Njëkohësisht rregullorja e provimeve të këtij viti përcakton se maturantëve u hiqet edhe sezoni i vjeshtës, që do të thotë se, nëse nuk marrin provimet në sezonin e parë, nuk do të mund të vijojnë procedurat për dhënien e provimeve të tjera, rezultatet e të cilit do të klasifikojnë edhe fituesit në universitete.
Zbatimi në qarkun e Kukësit
“Pakt territorial” për punësimin e të rinjve
Sikundër ndodh në shumë vende të Bashkimit Evropian, edhe Shqipëria tashmë do të ketë programin e saj të veçantë, të mbështetur edhe nga strukturat ndërkombëtare, që do të ndihmojë në hapjen e vendeve të punës për të rinjtë e qarqeve të ndryshme. Për këtë është finalizuar marrëveshja e parë nën emërtimin “Pakti territorial për punësimin e të rinjve në qarkun e Kukësit” ndërmjet strukturave të punës, njësive vendore të qytetit, komuniteteve të biznesit, strukturave të ndryshme ndërkombëtare etj. Autoritet drejtuese të këtij qarku, në bashkëpunim me njësitë vendore, do të synojnë në gjetjen e vendeve të punës për të rinjtë në profesione të ndryshme. Kundrejt zbatimit të këtij programi zëvendësministri i Punës Kastriot Sulka ka shprehur gatishmërinë e strukturave që ai drejton për të mbështetur autoritetet e këtij qarku në procesin e implementimit të Paktit nëpërmjet instrumenteve që janë hartuar në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare të Punës, e cila është agjencia drejtuese e Programit të Kombeve të Bashkuara për Punësimin dhe Migrimin e të Rinjve që ka investuar në realizimin e këtij projekti.