E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi i datës 18 prill

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 09:52

Dashi
21 mars- 20 prill

Një situatë shokuese do të paraqitet para juve sot edhe pse ju jeni totalisht të parapërgatitur për këtë. Do ta përballoni atë shumë mirë.

Demi
21 prill- 21 maj

Yjet parashikojnë që sot të relaksoheni sa më shumë. Pavarësisht asaj çfarë keni planifikuar duhet që ta shtyni dhe ta bëni një orar të ri.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Për të krijuar një të ardhme më të mirë duhet që të përdorini lidhjet e vjetra. Thirreni një shokë të vjetër. Nuk do të hezitoj t’ju ndihmoj.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

E dini se ku shkoni dhe e dini se nuk dëshironi të ndaloni shumë me njerëz të cilët ju humbasin kohë. Saktësisht duhet të veproni kështu!

Luani
23 korrik- 22 gusht

Sfidat e vërteta marrin kohë dhe jo gjithmonë janë dramatike. Sidoqoftë ato ndonjëherë duhet të ndodh sepse jetë pa sfida nuk ka.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Për të aplikuar planet e juaja të fundit duhet që së pari ti caktoni prioritetet. Mbi ato mund të arrini qëllimin që e keni.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Para se gjërat të hynë në një fazë të panikut atëherë ju duhet të kërkoni ndihmën që ju nevojitet. Kujdes më të madh me paratë!

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Për të pasur një shëndet të mirë fizik dhe shëndetësorë atëherë duhet që së paku një orë ta kaloni diku në mal, për të marrë frymë më lirë.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Një përplasje e dy forcave të kundërta do të ndodh të ju në të ardhmen e afërt. Kërkoni arritjen e një baraspeshe.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Duhet të kërkoni edhe opinionet e të tjerëve para se të arrini qëllimin që e keni. Kurrë mos vëni afate, por punoni që punët ti kryeni me kohë.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Në vend që të humbi kohë duke u përpjekur që të inkurajoni të tjerët, bëni më mirë ta inkurajoni vetëm, sepse jeni shumë pasiv kohëve të fundit.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Për të arritur deri tek para duhet përpjekje të cilat në fund sigurisht që do t’ju shpaguhen. Yjet ju sugjerojnë një punë më të kujdesshme më të tjerët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›