E Enjte, 5 Nëntor 2026

ITALI – Meloni e quan Bashkimin Evropian një ‘gjigant burokratik’

ROMË, 26 qershor /ATSH-DPA/- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka kritikuar Bashkimin Evropian si një “gjigant burokratik” që imponon një sërë rregullash të paqëndrueshme.

Duke folur të mërkurën në dhomën e deputetëve në Romë, Meloni i bëri thirrje Komisionit Evropian të bëjë detyrën e tij rigoroze në reduktimin e burokracisë.

Ajo tha se kjo do të ndihmonte në pastrimin e “xhunglës” administrative dhe do të ishte një sinjal për ndryshim.

Meloni pretendon se burokracia e BE-së penalizon sipërmarrësit në veçanti – dhe bëri thirrje që “gjigandi burokratik” të transformohet në një politik që është e fortë në qytetërimin e saj 1000-vjeçar, që është e vetëdijshme për përsosmërinë e saj të pakrahasueshme në shumë fusha dhe që ndihmon sistemet e saj të prodhimit të afirmohen në konkurrencën globale.

Meloni tha se BE-ja duhet të pajiset me instrumente për të inkurajuar investimet private të orientuara drejt më shumë tregjeve sipërmarrëse.

Ajo kritikoi gjithashtu BE-në se ishte e zhytur në vendime të bazuara ideologjikisht, diçka që ajo pretendoi se kishin minuar besimin e qytetarëve në institucionet.

“Perceptimi është ai i një bashkimi që ndërhyn shumë në aspekte të jetës së përditshmenë”, tha Meloni. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›