E Enjte, 5 Nëntor 2026

EURO2024 – Rumania dhe Sllovakia kualifikohen pas barazimit

FRANKFURT, 26 qershor /ATSH-AFP-DPA/ – Sllovakia dhe Rumania u kualifikuan në fazën e 1/16-ave, pas barazimit (1-1) në ditën e tretë dhe të fundit të Grupit E të Euro2024, ndeshje e luajtur në Frankfurt.

Kishte spekulime se Rumania dhe Sllovakia do të kënaqeshin me një barazim që në fillim, sepse kjo do t’i kualifikonte të dyja, pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër.

Por, të dy ekipet e hodhën poshtë këtë spekulim dhe të parët kaluan në avantazh sllovakët, me golin e Dudas (24′) dhe më pas rumunët barazuan me penallti me anë të Marinit (37′).

Të dy ekipet kishin shanse për ta fituar ndeshjen.

Rumania kryeson grupin me 4 pikë, përpara dy skuadrave të tjera të kualifikuara në grup, Belgjikës dhe Sllovakisë, të cilat gjithashtu kanë 4 pikë dhe u vendosën sipas kritereve të përcaktuara nga UEFA.

Edhe Belgjika u kualifikua në raundin e 1/16-ave të Euro2024 duke barazuar 0-0 ndaj Ukrainës, e cila u eliminua sonte në Shtutgart, në ndeshjet e ditës së tretë dhe të fundit të Grupit E.

E dyta në grup pas Rumanisë, Belgjika do të përballet me Francën, e dyta në Grupin D, të hënën në Dyseldorf, në orën 18:00./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›