E Enjte, 5 Nëntor 2026

ITALI – Një stuhi e fortë godet Romën, shiu i një muaji bie në vetëm një orë

ROMË, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Një stuhi e shkurtër, por e fortë verore goditi kryeqytetin italian Romë duke shkaktuar përmbytje në pjesë të qytetit.

”Stuhia lëshoi ​​60 litra shi për metër katror në më pak se një orë, që është e barabartë me reshjet tipike për një muaj të tërë vjeshte”, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar autoritetet lokale në Romë.

Reshjet e dendura të shiut, shoqëruar me erëra të forta, kanë sjellë përmbytje të disa nënkalimeve.

ANSA citoi këshilltaren e mjedisit të kryeqytetit, Sabrina Alfonsi, të thoshte se reshjet e këtij niveli ishin krejtësisht të papritura dhe nuk ishin parashikuar nga asnjë parashikim i motit.

Në Romë, në ditët në vijim, parashikohen shtrëngata të tjera edhe pse temperatura do të jetë 32 gradë Celsius./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›