ITALI – Tajani: Çështja e Iranit mbetet delikate, shpresoj që problemet të mos zgjidhen përmes armëve

ROMË, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Në frontin iranian, këto janë kohë delikate. Le të shpresojmë që këto kohë delikate të shndërrohen në gjëra pozitive, sepse për fat të keq çështja është energjia bërthamore, deklaroi ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit Antonio Tajani.
‘’Mbetet për t’u parë çfarë synon të bëjë Irani, nëse dëshiron të ndërtojë armë bërthamore apo jo. Nuk duhet të jetë vetëm një zgjedhje formale, duhet të jetë thelbësore. Unë gjithmonë shpresoj që armët nuk do të zgjidhin problemet, por shumë varet nga ajo që thonë iranianët”, shtoi ai.
Pyetjes se a ekziston një rrezik konkret i konfliktit Tajani u përgjigj se ‘’situata është e tensionuar, ka një precedent, le të shpresojmë se nuk do të ketë një luftë tjetër: kjo, megjithatë, varet kryesisht nga ajo që iranianët synojnë të bëjnë”. /os/