GJERMANI – Merz rizgjidhet kreu i CDU-së me 91.17% të votave

BERLIN, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz u rizgjodh kryetar i CDU-së me 91.17% të votave nga 1,001 delegatët.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, Merz doli në skenë dhe pranoi zgjedhjen e tij, duke marrë më vonë brohoritje nga të pranishmit.
Në vitin 2022, Merz u zgjodh në një konferencë online të partisë me 94.6% të votave dhe më pas u konfirmua me votim postar me 95.3%.
Në vitin 2024, ai mori 89.8% të votave, kështu që rezultati i sotëm përfaqëson një përmirësim të qartë. /os/