E Diel, 1 Nëntor 2026

IZRAEL – Katz: Do të përshkallëzojmë sulmet ndaj Iranit

TEL AVIV, 21 mars /ATSH-DPA/ – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi të sot se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përshkallëzojnë ndjeshëm sulmet ndaj Iranit në ditët në vijim.

Sipas një njoftimi nga zyra e tij, Katz i bëri këto komente pas konsultimeve me zyrtarë të lartë ushtarakë në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.

“Udhëheqja iraniane do të jetë në shënjestër të goditjeve”, theksoi ai.

Katz shtoi se Izraeli është i vendosur të vazhdojë fushatën kundër strukturës së pushtetit në Iran, me synimin për të “eliminuar komandantët e tij dhe për të shkatërruar kapacitetet strategjike”, derisa të eliminohen të gjitha kërcënimet ndaj sigurisë së Izraelit dhe interesave amerikane në rajon.

Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se po shqyrtonte mundësinë e “zbutjes” së fushatës kundër Iranit, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së objektivave të tyre në këtë konflikt./   /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›