E Martë, 3 Nëntor 2026

IZRAEL – Netanyahu: Izraeli synon të marrë kontrollin e plotë të të gjithë Gazës

TEL AVIV, 7 gusht /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u duk se konfirmoi planin izraelit për të marrë kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës, përpara një takimi kyç të Kabinetit të Sigurisë së vendit.

“Ne synojmë, që për të garantuar sigurinë tonë, të eleminojmë Hamasin, t’i mundësojmë popullsisë të çlirohet nga Gaza dhe ta kalojmë atë nën një qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe askush që mbështet shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu për transmetuesin amerikan “Fox News”.

“Kjo është ajo që duam të bëjmë”, tha Netanyahu në intervistë.

“Ne duam të çlirojmë veten dhe popullin e Gazës nga terrori i tmerrshëm i Hamasit”, shtoi ai.

Raportet për mbështetjen e Netanyahut për një pushtim të plotë të territorit kanë qarkulluar ditët e fundit, pavarësisht kundërshtimit nga udhëheqësit ushtarakë.

Një vendim pritet pas takimit të Kabinetit të Sigurisë sot në mbrëmje.

Izraeli vlerësohet se kontrollon rreth 75% të territorit të shkatërruar kryesisht, i cili është shtëpia e afërsisht 2 milionë palestinezëve.

“Një pushtim i plotë mund t’i marrë ushtrisë izraelite deri në gjashtë muaj për ta përfunduar”, sipas medieve izraelite. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›